Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha për mediat se, partitë fituese të zgjedhjeve të parakoshme të tetorit duhet të punojnë për të formuar sa më shpejt isntitucionet qeverisëse. Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj tha gjithashtu se, partia e tij AAK do të jetë në opozitë.
“Është mire sa më shpejtë të krijohen institucionet e vendit, barra bie mbi fituesin e zgjedhjeve. Vonesa në krijimin e institucioneve nga fituesit është menjëherë minus për ta. Ata që kanë premtuar se do ta ndalojnë zhvatjen e shtetit kanë mundur me qenë sot në qeveri”,- tha Haradinaj.
Kryeministri në largim, Haradinaj tha gjithashtu se nuk ka një opinion për dialogun mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës./Fjala.al/