Homazhet për shkrimtarin Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, do të mbahen ditën e mërkurë, rreth orës 11.
Sipas burimeve për Report Tv, ceremonia do të kryhet nga institucionet shtetërore, konkretisht nga Kryeministria.
Aktualisht trupi i Kadares ndodhet në ambientet e një agjencie funerale në kryeqytet./ S.M