Si të mbrojmë veten këtë verë nga rrezet UV për të parandaluar tumoret

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kemi dëgjuar dikë të thotë: “Nëse mbaj krem kundër diellit nuk do të nxihem”. Kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi duke përdorur krem kundër diellit ju mbroni veten nga rrezatimi diellor!

Por duhet të dini se një pjesë e vogël e këtij rrezatimi arrin në lëkurë, duke stimuluar prodhimin e melaninës, molekulës përgjegjëse për rrezitje pa dëmtime. Rrezitja është një proces natyror i mbrojtjes së lëkurës kundër rrezeve UV. Melanocitet prodhojnë pigmente të quajtura melanina, të cilat kapin radikalet e lira të dëmshme të krijuara nga rrezet UV, duke mbrojtur ADN-në e qelizave të lëkurës. Rritja e prodhimit të melaninës çon në pigmentim më të errët të lëkurës.

Banja e diellit është një aktivitet që u bë modë gjatë shekullit të njëzetë në Perëndim. Rrezitja, dikur e lidhur me punën fizike në natyrë dhe për rrjedhojë me klasat më të varfra, sot është kthyer në një simbol të shëndetit, bukurisë dhe mirëqenies. Dielli rregullon metabolizmin e përgjithshëm dhe ritmet cirkadiane të trupit tonë, por për fat të keq rrit rrezikun edhe për kancerin e lëkurës. Parandalimi i tyre është thelbësor sepse ato mund të jenë agresive dhe të vështira për t’u trajtuar nëse nuk zbulohen herët, veçanërisht melanoma.

Për rrjedhojë duhet të mbrojmë veten në mënyrë adekuate si dhe duke kryer kontrolle të rregullta. Rrezitjes ka mite të ndryshme, për shembull ideja se përdorimi i një llambë shërben për të përgatitur lëkurën për diellin, se disa ushqime nxisin nxirjen apo që ata që nxihen nuk duhet të përdorin mbrojtje. Është mirë të dini se çfarë është e vërtetë për të mbrojtur veten dhe për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të tumoreve. S.B

Të fundit

Von der Leyen dhe Trump në “garë me kohën” për të shmangur një përplasje globale

Pas javësh negociatash intensive mes ekipeve teknike dhe politike, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhe presidenti...

Zjarret në vend, gjatë 24 orëve janë evidentuar 29 vatra, 13 prej tyre ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi po përballet me një numër të madh zjarresh, duke përfshirë 29 vatra të evidentuara, nga të cilat 13...

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë ushqimore, autoritetet kanë bllokuar 76.1...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Lajme të tjera

Web TV