Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Gara e pagave në 2023/ Gratë kryesojnë në pozicionet drejtuese, por burrat dominojnë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në vitin 2023, paga mesatare në ekonomi arriti në 70.5 mijë lekë, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në krahasim me vitin e kaluar, mesatarisht paga është rritur me 14%. Një mashkull paguhej mesatarisht 72.7 mijë lekë në muaj, ose 14% më shumë se një vit më parë.

Femrat vijojnë të paguhen më pak sesa meshkujt. Paga mesatare e tyre në 2023 ishte 68.2 mijë lekë, ose 6.2% më pak sesa e meshkujve, në të njëjtat nivele me vitin e mëparshëm, por e përkeqësuar në krahasim me 2021, kur diferenca e pagave mes dy gjinive arriti në nivelin më të ulët historik prej 4.5%. Nga 36 grup-profesione që raporton INSTAT, vetëm në 5 prej tyre, (Drejtues administrativë dhe komercialë; Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë; Punonjës në profesionet e elektro-teknologjisë; Punëtorë shërbimi dhe ndihmës; Punonjës të shërbimeve personale dhe të mbrojtjes) ose 14% të grup-profesioneve gjithsej, gratë paguhen më shumë sesa burrat.

Gratë drejtuese paguhen më shumë
Ndonëse në pjesën më të madhe të profesioneve, gratë marrin më pak sesa burrat, ka një kategori ku ato gjithmonë dominojnë, atë të drejtuesve, duke qenë madje më të paguarat nga të gjithë.

Sipas INSTAT, në grup-profesionin “Drejtues administrativë dhe komercialë”, gratë u paguan mesatarisht me 201 mijë lekë në muaj në 2023, me  rritje prej 16% në raport me vitin e mëparshëm. Ky është grup-profesioni më i paguar në vend. Në krahasim me burrat që punojnë në të njëjtin profesion (188 mijë lekë), femra drejtuese paguhen 7.2% më shumë.

Edhe në shtet, gratë paguhen më shumë. Në grup-profesionin “Ligjvënës, nëpunës të lartë të administratës shtetërore dhe drejtorë ekzekutivë”, paga mesatare mujore e femrave ishte 108 mijë lekë, ose 6% më shumë sesa e meshkujve në të njëjtën kategori.

Lexo edhe :  Ndërtimet e reja dhe rritja e referencave, Bashkia Tiranë arkëton 93 mln euro nga taksat

Profesionet me diferencat më të mëdha të pagave
Profesioni që i paguan më pak gratë se burrat është industria, me një diferencë prej 16%, për shkak të vështirësive fizike që ka ky aktivitet, ku nga vetë natyra preferohen meshkujt.

Burrat në industri paguhen 64 mijë lekë në muaj, përkundrejt 47 mijë lekë gratë, me këto të fundit që janë të punësuara kryesisht në industrinë e tekstileve e këpucëve.

Aftësitë në mësimdhënie në lëndët shkencore vlerësohen më pak tek femrat. Diferenca në grup profesionin “Specialistë të shkencave të fizikës, matematikës dhe inxhinierisë” është 21%, me burrat që paguhen 100.3 mijë lekë dhe gratë rreth 80 mijë lekë në muaj.

Edhe në arsim në përgjithësi, mësueset femra paguhen 14% më pak sesa ata meshkuj.
Diferencë të lartë ka dhe në shëndetësi, me gratë që paguhen 84 mijë lekë, ose 17% më pak sesa burrat.
Barazia më e madhe në paga është në ndërtim (rreth 46 mijë lekë secili) dhe bujqësi (rreth 45 mijë lekë).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

/Monitor

Të fundit

Një gol për secilën pjesë, Real Madrid mposht pastër Villarrealin

Real Madrid nuk has aspak vështirësi ndaj Villareal. Los Blancos fituan 2-0, në ndeshjen e luajtur në Madrid dhe...

Pse jeni gjithmonë të uritur? Arsyet pas oreksit tuaj të vazhdueshëm

Ndonjëherë u ndodh të gjithëve. Ka ditë kur sado të hani, përsëri ndiheni të uritur. Kjo, megjithëse është e zakonshme që ndodh herë pas...

Princ Leka sërish baba? Detajet “konfirmuese” të pritjes së ëmbël të partneres

Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë...

Sekretet që fsheh Berisha për 7 tetorin!

Nga Ylli Pata Për njerëzit, është e fiksuar ideja se “më keq se 14 shtator 1998”, s’e bën dot... Fabula e masave sekrete për të ashtuquajturën...

“Do ketë fatin e Salianjit”, Berisha:Pas tre muajsh edhe Bardhi rrezikon të jetë në burg!

Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij gjatë protestës së përditshme poshtë banesës, tha se Salainji u burgos pasi sulmoi vëllezërit më...

Lajme të tjera

Web TV