Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, kujdes nga…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhatjet e motit duket se kanë përfunduar duke i lënë vendin temperaturave përvëluese. Këto temperatura janë më të papërballueshme sidomos për fëmijët dhe moshat e thyera.

Por vapa e madhe është tepër e rrezikshme sidomos për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Temperatura e trupit nuk duhet të jetë as shumë e nxehtë dhe as shumë e ftohtë. Sipas të dhënave, nëse temperatura rritet ndjeshëm, proteinat që e mbrojnë organizmin dhe që janë përgjegjëse për çdo proces të tij reshtin së funksionuari.

Trupi i njeriut arrin të përballet me nxehtësinë e lartë në dy mënyra të cilat e stresojnë zemrën.

Nxehtësia në trup kalon nga zonat e ngrohta tek ato më të ftohta. Për sa kohë ajri përreth është më i ftohtë se trupi, organizmi rrezaton nxehtësi në ajër.

Ky rrezatim ndalon që në momentin kur temperatura e ajrit i përafrohet asaj të trupit. Rrezatimi është një proces që kërkon një qarkullim më të centralizuar të gjakut sidomos në zonën e lëkurës.

Kjo e bën zemrën të rrahë më shpejtë dhe të pompojë më shumë gjak.

Në një ditë të nxehtë, zemra qarkullon dy ose katër herë më shumë gjak në minutë se në një ditë të freskët.

Çdo molekulë djerse që avullon nga lëkura merr me vete nxehtësinë e tepërt. Në një ditë pa lagështi, avullimi i djersës (një sasi e barazvlefshme me një lugë çaji) e freskon ndjeshëm të gjithë gjakun.

Por kur lagështia rritet në mbi 75%, avullimi i djersës bëhet tepër i vështirë.

Avullimi i djersës rrit presionin në sistemin kardiovaskular.

Sipas të dhënave, djersa merr më shumë nxehtësi nga trupi, bashkë me shumë minerale të dobishme për nervat, muskujt dhe ekuilibrat e lëngjeve.

Lexo edhe :  Njerëzit që pijnë çaj çdo ditë kanë një zemër më të shëndetshme

Kjo e detyron trupin të çlirojë më shumë hormone të cilat e ndihmojnë organizmin të mbajë më shumë ujë dhe të minimizojë humbjen e mineraleve.

Shëndeti i zemrës dhe përballja me vapën.

Njerëzit e shëndetshëm arrijnë të kenë një tolerancë më të lartë ndaj ndryshimeve të temperaturave. Njerëzit që kanë probleme me zemrën kanë një organizëm më të stresuar dhe rrjedhimisht goditen më fort nga vapa.

Zemra tek njerëzit që kanë pësuar një atak e ka më të vështirë të pompojë mjaftueshëm gjak për tu përballur me vapën.

Enët e bllokuara të gjakut si pasojë e kolesterolit kanë një qarkullim të dobët të gjakut në lëkurë. Ishemia, Parkinsoni, Alzheimeri, Diabeti e të tjerë ndikojnë negativisht në reagimin e trurit ndaj dehidratimit.

Kësisoj, truri nuk arrin të dërgojë sinjalet e etjes dhe trupi vuan pasojat.

Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që kryejnë aktivitet fizik, ta bëjnë atë në mëngjes herët ose në mbrëmje vonë. Në pikun e vapës, sigurohuni që të qëndroni në një ambient me ajër të kondicionuar, të bëni banjë ose të vendosni kompresa të ftohta nën sqetulla.

Këshillohet që në ditët e nxehta të siguroheni që të pini ujë çdo një orë. Mos pini lëngje të gazuara, me sheqer, alkool ose kafeinë të cilat përkeqësojnë dehidratimin./    S.M

Të fundit

Qeveria me strategji të re/ Mbështetja e bizneseve do të bëhet me kompensime e financiare

Taksat nuk do të përdoren më si mjet mbështetje për bizneset. Qeveria në strategjinë e re të të ardhurave thotë se...

Terroristët e Iranit synonin të sulmonin Athinën, ja kush ishte në shënjestër

Një restorant hebre në qendër të Athinës dyshohet se u vu në shënjestër të terroristëve të lidhur me Iranin. Sipas mediave të huaja, që nga...

Dieta mesdhetare dhe ushqimet që duhet të hani kundër kancerit të gjirit

Dieta mesdhetare është e konfirmuar zyrtarisht tashmë se është aleati numër një i shëndetit të mirë, atij të përgjithshëm, por veçanërisht kundër kancerit të...

Të djathtët evropianë mbështesin Salvinin para vendimit gjyqësor për emigrantët

Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbështetjen e tyre për zëvendëskryeministrin e Italisë, Matteo Salvini, i cili përballet me mundësinë e dënimit deri...

Sa duhet të jetë diferenca në moshë mes partnerëve, që marrëdhënia të zgjasë

Kur filloni të takoheni me dikë, ju merrni në konsideratë një sërë faktorësh për të kuptuar nëse përputheni me njëri-tjetrin apo jo. Ndër to,...

Lajme të tjera

Web TV