Nga Betimi i Hipokratit tek “Betimi i Covid-19”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Imagjinoni se sa potencialisht fitimprurëse, mund të jetë një vaksinë kundër koronavirusit. Miliarda njerëz në të gjithë botën, ndoshta mund të kanë nevojë të vaksinohen. Qeveritë janë të dëshpëruara që të rihapin sa më parë ekonomitë e tyre.

Imagjinoni një monopol nga një kompani private në prodhimin e këtij ilaçi, dhe aftësinë e saj për të vendosur çdo çmim që ajo e sheh të arsyeshëm. Është ëndrra më e madhe e çdo drejtuesi të një kompanie farmaceutike. A do të ndodhë edhe këtë herë? A mund të bëhet një vaksinë, burimi më i madh i fitimit në historinë e farmaceutikës? Gati me siguri jo. Dhe ja sepse.

Në kohëra normale, ndërmarrjet farmaceutike investojnë në kërkimin dhe zhvillimin e barnave të reja. Nëse njëri nga këto projekte është i suksesshëm, ligji përgjithësisht u jep atyre monopolin edhe në prodhimin e tij, përmes një patente të kufizuar në kohë, përmes së cilës ata mund të rikuperojnë teorikisht paratë e shpenzuara. Nëse një ilaç i ri rezulton të jetë shumë efikas, këto fitime mund të jenë vërtet të mëdha. Për shembull ilaçi “Lipitor” për uljen e kolesterolit, i siguroi kompanisë  gjermane “Pfizer” një fitim prej 150 miliardë dollarësh para skadimit të patentës së saj në vitin 2011. Dhe kostot e prodhimit ishin të papërfillshme. Por këto nuk janë kohëra normale.

Në raste emergjence, qeveritë kanë gjithashtu fuqinë që t’i lejojnë edhe kompanive që nuk posedojnë pronësinë intelektuale të një ilaçi të ri, të prodhojnë dhe shesin versione të tij për shpërndarje në vende të ndryshme të botës. Këto “licenca të detyrueshme”, lejohen nën traktatet kryesore të tregtisë ndërkombëtare, dhe njihen në kushte të caktuara nga nga Organizata Botërore e Tregtisë. Për këto arsye, nëse një kompani farmaceutike do të zhvillonte një vaksinë kundër SARS-CoV-2, dhe do të përpiqej të vendoste monopolin e saj në gjithë botën, do ta gjente veten shumë shpejt të sulmuar nga licencat e detyrueshme, parashikon Enriko Bonadio, ekspert mbi ligjin e pronësisë intelektuale në Universitetin Siti në Londër.

Lexo edhe :  Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Në dekadat e fundit, licencimi i detyrueshëm është përdorur në përgjithësi nga vendet në zhvillim si Afrika e Jugut dhe India, për të ulur çmimin e ilaçeve, siç janë antiretroviralët për trajtimin e sëmundjes së HIV/AIDS. Dhe kjo ka çuar në beteja ligjore me kompanitë farmacekutike perëndimore, që luajnë fort nëpër gjykata, dhe ushtrojnë presion politik mbi qeveritë për t’u tërhequr nga këto praktika. Por deri më tani, pandemia aktuale ka goditur më shumë vendet më të pasura, se sa ato më të varfra. Aktualisht, ka nisur një fushatë për t’i bindur kompanitë farmaceutike (por edhe të tjera) që të nënshkruajnë një “Betim të Covid-it”, ku ata do të hiqnin dorë vullnetarisht nga të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale në lidhje me luftën kundër Covid-19, deri sa të mbarojë pandemia. Dhe ka në fakt shenja që disa kompani farmaceutike po e bëjnë këtë.

“AbbVie”, e cila ka një reputacion për një qasje agresive në mbrojtjen e pronësisë intelektuale, tha se do të ndalonte në mënyrë të njëanshme zbatimin e patentës së saj mbi ilaçin “Kaletra” në të gjithë botën pas lëvizjes së qeverisë izraelite. Edhe gjiganti farmaceutik britanik “GlaxoSmithKline”, konfirmoi këtë javë për BBC, se kompania nuk do të përfitonte nga vaksina e saj nëse arrin ta zhvillojë një të tillë.

Të fundit

2018 – Tragjedia e Matit: Zjarri më vdekjeprurës në historinë moderne të Greqisë

Më 23 korrik 2018, një zjarr i furishëm shpërtheu në rajonin e Atikës Lindore, në zonën bregdetare të Matit,...

Harta e re me çmimet e pronave/ Si do ndikojë te procesi i rivlerësimit?

Pas muaj të tërë diskutimesh dhe vonesash institucionale, drafti për rivlerësimin e pronave në vend është drejt finalizimit. Ministria e Financave ka konfirmuar se çmimet...

Petro Koçi: Ja si po tenton të shpëtojë nga prangat e drejtësisë Berisha dhe Meta

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, ka folur pa doreza për të ashtuquajturit të paprekshëm të politikës shqiptare. Ai deklaroi në një intervistë për gazetën...

Matrikulluan bagëti të kontrabanduara, arrestohen 4 veterinerë në Korçë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Matrikulli”. Katër veterinerë janë arrestuar nga policia e Korçës, pasi matrikulluan...

Ish-deputeti për sherrin Lapaj-Shabani: Po vloj nga brenda, i kam mbështetur me zemër

Ish-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar përplasjen në distancë mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit, lidhur me debatin për mandatin e fituar nga koalicioni “Nisma...

Lajme të tjera

Web TV