Premtohet bonus për punonjësit në të zezë; përfitojnë 70 mijë familje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të gjithë ata që kanë punuar në të zezë mund të përfitojnë një ndihmë financiare nga qeveria në ditët në vijim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetëKryeministri Edi Rama, por ai nuk qartësoi se sa do të jetë ndihma dhe si do të përcaktohen përfituesit. Rama informoi mbi këtë nismë plotësuese të paketës së zgjeruar për t’i ardhur në ndihmë shumë prej atyre që ankohen me të drejtë që janë në të zezë.

“Lidhur me shumëkënd që jeton në vështirësi të mëdha ekonomike dhe punon në të zezë s’ka një zgjidhje individuale. Por duke konstatuar dhe duke analizuar se një pjesë e madhe atyre që ushtrojnë veprimtarinë e punës në të zezë janë në një grup prej afro 70 mijë familjesh, të cilat nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, por sidoqoftë edhe pse kanë pasur një pikëzim që ka qenë më i lartë se ai atyre që kanë hyrë në ndihmë ekonomike, si aplikues i ndihmës ekonomike konsiderohen përgjithësisht familje që në këtë situatë kanë një hall më të madh se të tjerët”, tha Rama.

Prandaj, ai theksoi se “për këto familje ne po punojmë për një bonus të veçantë që do të jetë në masën e një ndihme direkte një herë, për periudhën e mëtejshme”.

“Se si do të jetë, sa do të jetë dhe kur do të ndodh besoj se do ta keni të qartë brenda kësaj jave kur do të lajmërojmë këtë nismë plotësuese të paketës së zgjeruar për t’i ardhur në ndihmë shumë prej atyre që ankohen me të drejtë që janë në të zezë, familja e tyre nuk merr ndihmën ekonomike dhe janë në situatë të keqe dhe një ndihmë ekonomike direkte do ta bëjmë shumë shpejt”, tha Rama.

Lexo edhe :  Pensionet/ Ish-kooperativistët s’do të përplasen më nëpër gjykata!

Kryeministri tha se “duam që të shkojmë nga pikëpamja financiare më tej se sa ndihma prej 8 mijë lekësh të reja”.

“Sa përtej do të shkojmë, do ta kalkulojmë, por mos harroni se në këto kushte deri në qershor ka më pak të ardhura për secilin prej jush dhe më pak të ardhura në këtë shtëpinë tonë të përbashkët që do të goditet në financat e veta me mbi gjysmë miliard euro. Pra kur flasim për para që duhet shteti të japë, me të drejtë por duhet edhe të bëjmë pak edhe llogarinë, sepse siç ka ndodhur në çdo shtëpi ka ndodhur edhe në arkën e shtëpisë sonë të përbashkët ku lufta ka sjellë ndikimin e vet negativ. Luftërat vijnë për të goditur materialisht të gjithë, njerëzit, familjen dhe shtetin”, tha Rama./ Fjala.al

Të fundit

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e...

Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi....

Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”. Gjithashtu gjatë...

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga...

Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do shfaqet Shqipëria në gjysmëfinale

Ditën e sotme u zhvillua një short në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët...

Lajme të tjera

Web TV