Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit ka mbyllyr 5 fasoneri në qytetin e Gjirokastër pasi nuk plotësonin kushtet e vendosura nga qeveria.
Lajmi konfirmohet nga drejtori i ISHSH në Gjirokastër, Edi Sinoimeri, i cili tha se vendimi është marrë ditën e sotme pas inspektimit në terren. Ndërkohë 600 punonjës kanë mbetur të papunë.
Ditën e sotme në Shqipëri janë konfirmuar pozitiv me koronavirus 25 raste të reja nga të cilat 17 persona ishin nga qyteti i Krujës dhe 8 në Kurbin. Sipas të dhënave të sotme numri i përgjithshëm i të prekurve në Shqipëri ka arritur në 609.