Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara/ QSUT: Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qëndra Spitalore Universitare ‘Nën Tereza’ ka reaguar në lidhje me akuzat e PD se në QSUT përdoren ilaçe të skaduara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, QSUT bënë me dije se akuzat janë të pavërteta, ndërsa theksohet se po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor.

Ishte deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e cila dje (5 gusht) akuzoi ish- drejtoreshën e QSUT-së, Albana Fico se ka ndërhyrë në sistem për të fshirë përkohësisht datën e skadencës të një medikamenti i quajtur FEIBA që përdoret për pacientë me hemofili.

Reagimi i QSUT:

Njoftojmë të gjithë qytetarët se lajmet e fundit të publikuara nga disa media për cilësinë e medikamenteve të përdorura në QSUT, janë të PAVËRTETA!

Në QSUT nuk përdoren ilaçe të skaduara!

Ato që janë servirur si “dokumente” dhe “prova” kanë të bëjnë me procesin e menaxhimit administrativ, dhe NUK kanë të bëjnë në asnjë rast me lëvizjen fizike të sasisë gjendje të medikamenteve të magazinuara dhe aq më tepër për përdorimin e tyre për pacientët.

Kjo është lehtësisht e provueshme në Farmacinë e Spitalit!

Ngritja e këtyre pretendimeve të pabaza, po dëmton qëllimisht punën e ekipit mjekësor në shërbim të pacientëve!

Sqarojmë se në sistemin elektronik SISP, lëvizja e medikamenteve në të gjitha nivelet, nga Farmacia Qendrore deri në nivel pacienti, bëhet vetëm brenda vlefshmërisë (skadencës) së medikamentit, dhe pas këtij afati, çdo lëvizje bllokohet automatikisht nga sistemi në të gjitha nivelet.

Theksojmë që për terapinë ditore të pacientit, ËSHTË E BLLOKUAR DHE E PAMUNDUR të shkarkohet një medikament i skaduar.

NUK EKZISTON DHE NUK KA ASNJË RAST APO MUNDËSI TË NDRYSHIMIT TË SKADENCËS SË NJË MEDIKAMENTI.

Në lidhje me rastin e pretenduar theksojmë se për nevoja administrative, me qëllim diferencimin e medikamentit të skaduar është kërkuar transferimi i sasisë së medikamentit të skaduar nga një magazinë në tjetrën. Kjo për arsye se medikamenti i skaduar fizikisht duhet zhvendosur në karantinën e përcaktuar për ruajtjen e medikamenteve të skaduara, sipas rregullave në fuqi. Kjo procedurë po përdoret në mënyrë spekulative si rast ku këto ilaçe janë përdorur për pacientët. Sigurojmë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe se sasia stok e medikamenteve të skaduara është e pandryshuar. Nëse do ishte përdorur, do kishte ndryshim të gjendjes stok, çka provon se ky pretendim i hedhur qëllimisht në media është dezinformues.

Lexo edhe :  Menaxhimi i pasurive publike të paluajtshme/ Nënshkruhet marrëveshja me Italinë

Veprimet në sistem bëhen kryesisht pas orës 16.00 me qëllim shmangien e lëvizjes së tyre gabimisht nga përdorues në nivelet e tjera (përgjegjës te farmacive spitalore ose kryeinfermier të pavijoneve) që operojnë në sistem deri në orën 16.00.

Për sa i përket citimit se është mashtruar Parlamenti, në korrespondencë zyrtare QSUNT është shprehur se:  “Aktualisht në Farmacinë Qendrore NUK ka sasi të medikamentit Feiba (Factor VIII inhibitor bypassing activity) 1000 UI Flakon…; Kjo, pasi sasia e mbetur prej 1137 flakon nga donacioni i përfituar për herë të parë gjatë vitit 2023, me impakt buxhetor 0 (zero) lekë, është i papërdorshëm. Qartësojmë gjithashtu se medikamenti FEIBA, nuk është kemiopreparat.

QSU ‘Nënë Tereza’, mbetet e hapur për qartësimin e çdo pretendimi siç u deklarua edhe në Komision parlamentar si dhe për transparencën e nevojshme që i shërben besimit mjek / pacient./e.t

Të fundit

Shqipëria në krye të Grupit të dytë sipas indeksit global të sigurisë së informacionit

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), një agjenci e specializuar e Kombeve të Bashkuara, e renditi Shqipërinë në grupin e...

Horoskopi për ditën e sotme, 17 shtator 2024

Dashi Bëhuni gati të shkëlqeni sot! Aftësia juaj për të magjepsur e surprizuar të tjerët po bëhet shumë e fuqishme. Shfrytëzoni ditën sot për për...

Shqiptarët ikin për të punuar/ Mjekë, infermierë, po emigrojnë me kontrata të rregullta

Në 2023 Gjermania dha gati 5 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë që kanë shkuar të punojnë në destinacionin që...

Synojnë të vjedhin profilet e “FB”, policia apel qytetarëve: Mos i hapni këto mesazhe

Policia dhe Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Tiranë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes nga një skemë mashtrimi kibernetike...

Zbulohet skema e mashtrimit në “WhatsApp”, si të mbroheni nga vjedhja e të dhënave

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Drejtorinë e Policisë së Qytetit Tiranë ka bërë të ditur se gjatë monitorimit të vazhdueshëm të burimeve...

Lajme të tjera

Web TV