Intervista/ Turizmi në kolaps, ja çfarë mund të shpëtojmë nga ky sezon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, në një intervistë për gazetën “Fjala” analizon situatën e vështirë që po kalon dhe do të kalojë sektori i turizmit nga pandemia e koronavirusit. Çfarë pritet të ndodhë me një nga ekonomitë kryesore në vend dhe parashikimi i zymtë se do të duhen të paktën deri tre vjet për të arritur bilancet e vitit 2019 nga turizmi

Intervistoi Silvana Tresa

Në prag të sezonit turistik, kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, në një intervistë për gazetën Fjala, ka bërë një panoramim të situatës së vështirë ku është zhytur ky sektor për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Ai thekson se turizmi është aktualisht në kolaps, dhe masat e marra nga qeveria janë të pamjaftueshme. Sipas tij një pjesë e kompanive do të shkojnë drejt falimentit, duke ndikuar kështu në rritjen e mëtejshme të papunësisë. Topuzi thotë se marrja e kredive është e pamundur, ndërsa kërkon nga qeveria mbështetje financiare me grante. Por mes gjithë këtij parashikimi të zymtë, kreu i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit thotë se Shqipëria mund të përfitojë nga kjo situatë. Sipas një studimi, 60 për qind e të anketuarve, janë të kënaqur në udhëtimet me makinat e tyre personale, dhe 40 pjesa tjetër, ndjehen më të sigurt në parqe. Dhe vendi ynë mund të përfitojë, duke pasur parasysh faktin që 80 për qind e turistëve që vizitojnë vendin tonë hyjnë në rrugë tokësore.

Sektori i turizmit, është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Sa e ka dëmtuar kriza e shkaktuar nga pandemia?

Sipas Bankës Botërore Turizmi dhe Udhetimet sot janë sektorët më të goditur nga Kovid 19.

Në situatën kur janë bllokuar aktivitetet, kufizuar lëvizjet, janë mbyllur kufijtë e shteteve dhe kontinenteve, Industria Turistike dhe ajo e Udhëtimit ka kaluar në kolaps total jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë. Sipas Bankës Botërore, Këshillit të BE-së dhe Organizatës Botërore të Turizmit (ËTTC), ky është shqetësimi më i madh botëror, pasi kriza do të jetë kaskadë, dhe një pjesë e ndërmarjeve do të kalojnë në faliment. Shqipëria siguron rreth 47 për qind të eksporteve nga kjo industri, dhe goditja e saj do të sjellë dhe rritjen e papunësisë. Sot ky sektor është në krizë likuiditeti.

Në paketën e dytë të ndihmës, qeveria ka vendosur t’u japë mbi 10 mijë punonjësve të këtij sektorin “pagën e luftës” prej 40 mijë lekësh të reja? Sa e zbut kjo situatën e tyre të vështirë, në kushtet kur punëdhënësit nuk munden t’i paguajnë dot?

Këshilli i WTTC, ngre shqetësimin për punonjësit e këtij sektori pasi mund të mbeten pa punë. Prandaj ai propozon tre masa jetike që qeveritë duhet të marrin. Njëra prej tyre është ndihmë financiare për punonjësit e këtij sektori që po përballen me largimet nga puna. Këshilli raporton se sot, në botë, 1 në 4.2 punonjës të industrisë së turizmit kanë humbur vendin e punës. Paketa “Rama 2”, arriti ta përfshijë këtë kategori punonjësish të industrisë të larguar nga puna. Por jashtë paketës kanë mbetur punonjësit e pa larguar si dhe ata sezonalë, që punojnë në këtë industri nga muaji maj deri në fund të shtatorit, dhe që përbëjnë rreth 33 mijë vetë, të cilët mund të mbeten në kushte të veshtira. Sot kemi të anuluara të gjitha prenotimet individuale dhe ato në grupe deri në fund të muajit qershor. Për muajin korrik dhe gusht, mbeten të pezulluara vetëm kontratat me kompanitë e mëdha që kanë paguar paradhënie. Bota po përatitet për një turizëm 3-mujor dhe në rast se ky dështon, ndaj mbetet që turizmi të fillojë në muajt e parë të vitit 2021.

Gjatë 5 viteve të fundit, industria hoteliere ka investuar për të shtuar kapacitetet akomoduese dhe rritjen e standardeve, duke e futur vendin me dinjitet në paketat rajonale. Ajo ka kapitalizuar të gjitha fitimet, dhe ka investuar në plotësimin e standardeve shtesë të detyrueshme për një turizëm gjithëvjetor. Marrja e kredive shtesë, është pothuajse e pamundur. Industria kërkon nga qeveria mbështetje financiare me grante për të kapërcyer këtë situatë të vështirë.

Lexo edhe :  Premtimi i Berishës: Do e rihapim Tik Tok-un sapo të vijmë në pushtet

Në dijeninë tuaj sa biznese në këtë sektor janë në prag të falimentimit, flas për bizneset që kanë edhe kredi për të paguar në banka?  

Ekspertët  ndërkombëtarë, janë shumë të shqetësuar për efektet negative, dhe për kohën e gjatë që do t’i duhet që të rimarrë veten kjo industri, dhe ndikimin që do të ketë në ekonominë globale. Sipas tyre, për një periudhë 3-6 muaj, udhëtarët ndjehen më pak të sigurtë në fluturimet dhe lundrimet ndërkombëtare. Përkatësisht vetëm 10 dhe 12 për qind, pranojnë që të udhëtojnë me këto mënyra. Kjo mund të sinjalizojë që udhëtimi ndërkombëtar dhe lundrimi, do të jenë ndër segmentet e fundit të udhëtimit që do të rikthehen në shërbimin e plotë në kohë post-koronavirusit. Rreth 30-40 për qind e kompanive ajrore të nivelit të mesëm do të falimentojnë, dhe kjo do të prishë zinxhirin e likuiditeteve. Në Greqi do të falimentojnë1 në 2 hotele etj. Shqipëria nuk ka statistika, por duke u nisur nga skenari më i zymtë, rigjallërimi i industrisë turistike dhe udhëtimit do të dojë deri në 3 vjet për të arritur kapacitetin e vitit 2019.

Disa vende fqinje si Greqia dhe Turqia, të prekura nga Covid-19, po përgatiten të çelin sezonin e ri turistik, duke iu përshtatur masave të forta kufizuese nga autoritetet shendetësore. Çfarë parashikoni të ndodhë në Shqipëri në javët në vazhdim? A kanë operatorët turistikë kapacitete, t’i përshtaten këtij realiteti të panjohur më parë?

Ne jemi duke ndjekur me vëmendje këshillat që po japin në këtë kohë të vështirë Këshilli i ËTTC, TripAdviser e të tjerë nëpërmjet leksioneve online. Jemi duke bashkëpunuar me Ministrinë e Turizmit për një “Strategji Rihapjeje”,duke u mbeshtetur në standardet që po përgatit Organizata Botërore e Shëndetit, dhe skenaret e hapjes së kufijve rajonale. Sot këtë plan e diskutuam me strukturat drejtuese në Mininistrinë e Turizmit dhe zotin Klosi. Brenda javës do ta kemi të detajuar.

Ekspertë të fushës së turizmit, mendojnë se veç pasojave negative, kjo krizë është edhe një mundësi e madhe për Shqipërinë. Pasi në kushtet e kufizimit të udhëtimeve, dhe krizës ekonomike, vendi ynë mund të jetë një destinacion për turistë, që më herët kanë preferuar vendet e tjera, për shkak të kostos më të lirë për të pushuar…

TripAdviser ka kryer disa studime mbi mënyrën se si do të jetë turizmi i vitit 2020. Nga studimi, pika më e fortë rezulton që 60 për qind e të anketuarve, janë të kënaqur në udhëtimet me makinat e tyre personale, dhe 40 për qindëshi tjetër, ndjehen më të sigurt në parqe. Kjo mund të nënkuptojë që udhëtimet rrugore dhe vizitat në parqet kombëtare, do të ishin forma e parë e udhëtimit për t’u rikthyer në normalitet. Shqipëria mund të përfitojë nga kjo situatë, duke pasur parasysh faktin që 80 për qind e turistëve që vizitojnë vendin tonë hyjnë në rrugë tokësore. Pika e dytë e fortë, janë nga kategoritë e turistëve që e vizitojnë vendin tonë, pra rreth 55 për qind. Nga këta 35 për qind vijnë nga Kosova, 11 për qind nga Maqedonia e Veriut dhe 9 për qind nga Greqia. Kjo kategori turistësh, përdor kufirin tokesor si mënyrë udhëtimi. Shoqata Shqiptare Turizmit ATA, në bashkëpunim me grupet e tjera të interesit, po punojnë për të paraqitur disa oferta, që do të kenë kosto rreth 20 për qind më të lirë. E gjithë strategjia, do të varet nga kohëzgjatja e situatës së bllokimit të kufijve rajonale.

Të fundit

Kategoritë dhe shuma / Zbardhet akti normativ, shpërblime edhe për administratën

Nuk do të jenë vetëm pensionistët, ata që përfitojnë shpërblim në fundvit, por edhe disa kategori punonjësish që janë...

Drejtoria e Policisë përgënjeshtron Berishën, hedh dritë mbi ngjarjet e protestës

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Policia e Shtetit përgënjeshtron si tërësisht të pavërtetë deklaratën në media të z. Sali Berisha, ku pretendoi se...

“Thjesht krizë trafiku”, Minxhozi komenton protestën e opozitës: Pjesëmarrja e Berishës…

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar protestën bllokuese të opozitës, thotë se është një krizë trafiku dhe jo politike. Në një intervistë për një emision...

Bllokim rrugësh apo hapje shtigjesh…

Nga Lutfi Dervishi I njëjti skenar: Opozita shpall ditën dhe orën e mosbindjes civile. Bllokohen për tre orë pesë nyje kryesore të qarkullimit në Tiranë....

“E kaluara që na intrigon…”, Meri Shehu paralajmëron shenjat për javën e fundit të vitit

E ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu bëri parashikimin për javën e fundit të Dhjetorit, por dhe të viti...

Lajme të tjera

Web TV