Forcat e Armatosura të Shqipërisë në ristrukturim, me financim të Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mediat turke kanë raportuar sot për miratimin në Parlamentin e Shqipërisë të marrëveshjes për bashkëpunimin ushtarak midis dy shteteve.

Marrëveshja mori 96 vota pro, 2 kundër dhe 2 abstenim, ndërkohë që përmbajtja e saj është bërë shumë pak publike në media.

Dihet se shteti turk do të financojë procesin e ristrukturimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, por pa dhënë më shumë detaje. Gjithashtu do të fuqizohet edhe më shumë bashkëpunimi ushtarak midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Ndihma financiare që do i jepet ushtrisë shqiptare do të shtrihet në disa vite.

Marrëveshja dhe protokolli janë nënshkruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, më 6 shtator 2019 në Tiranë dhe nga ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, më 11 nëntor 2019 në Ankara.

Në shkurt të këtij viti mes Shqipërisë dhe Turqisë është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Të fundit

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të...

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të...

Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të...

Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Andon Rrapokushi AR Consulting Në shtator të vitit të kaluar Komisioni Europian (KE) publikoi raportin vjetor për Sigurinë Ushqimore të Rrjetit ACN për vitin 2023. ACN...

12 Mars 2003/Zoran Gjinxhiç, vrasja e kryeministrit serb pas qëndrimit të tij për Kosovën

Nga Leonard Veizi   “Banda e Zemunit”, një bandë e drejtuar nga krimineli famëkeq Dushan Spasojeviç, vuri në grykën e armës kryeministrin serb, i pari i...

Lajme të tjera

Web TV