Pas koronavirusit, mjekët mund të jenë ‘vrasësit’ e dytë të njerëzve në spitale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej 17 studiuesish nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake të Pekinit dhe Spitali Huoshenshan i Wuhanit kanë zbuluar se Njësia Qendrore e Kujdesit Intensiv, ku trajtohen pacientët me koronavirus është shumë herë më e ndotur se repartet e përgjithshme të spitaleve.

Për mjekët dhe stafin mjekësor që trajtojnë pacientët Covid-19 nën kujdes intensiv rekomandohet dezinfektimi i thembrave të këpucëve të tyre.

Studimi i cili paraqitet parashikohet të botohet në Revistën mjekësore të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, është bazuar në testimin e mostrave të shtupave, të cilat janë marrë nga pjesë të ndryshme të spitalit, midis 19 shkurtit dhe 2 marsit.

Sipas gjetjeve të studimit Qendra e Kujdesit Intensiv, ku trajtohet të sëmurët me koornavirus është më e ndotur se gjithë pjesa tjetër e spitalit.

Në Qendrën e Kujdesit Intensiv shkalla e pozitivitetit me koronavirus ishte 43.5 për qind krahasuar me 7.9 për qind të repartit të përgjithshëm spitalor.

Sipas studimit kjo rrezikon edhe më shumë jetën e vetë mjekëve, kolegëve të tyre dhe  pacientëve.

Mostrat e mbledhura nga dyshemetë u zbuluan se ishin më të ndotura sesa ato të mbledhura nga pjesët e tjera.

Studiuesit ia atribuojnë këtë, fenomenit të rrjedhës së ajrit në ato ambiente.

(Ishte) ndoshta për shkak të gravitetit dhe rrjedhës së ajrit i cili bën që shumica e pikave të virusit të qëndrojnë në tokë”, thuhet në studim.

Hulumtimi zbuloi se “gjysma e mostrave të marra nga thembra e këpucëve të stafit mjekësor në Qendrën e Kujdesit Intensiv kishin rezultuar pozitive”.

Një ndër objektet më të kontaminuara, është mausi i kompjuterit, i cili kishte shkallën më të lartë të kontaminimit – 75 për qind, dhe 20 për qind në repartin e përgjithshëm të spitalit.

Lexo edhe :  Inteligjenca Artificiale mund t'ju tregojë se sa shpejt po plakeni nga një foto

Kanoçet e hedhura plehra ishin gjithashtu objekti më i kontaminuar, me 60 për qind. Edhe çarçafët e shtretërve të të sëmurëve me koronavirus ishin në shkallën 43 për qind të kontaminuar.

Po ashtu ndotje të mëdha sipas studimit janë vërejtur në dorezat dhe pajisjet e stafit mjekësor.

Këto rezultate, konfirmojnë se ekspozimi i aerosolit SARS-CoV-2 paraqet rreziqe të mëdha”, thuhet në studim.

Studiuesit llogaritën se pozitiviteti në mostrat e ajrit ndryshonte nga vendet e marrjes së mostrave të ajrit në spital dhe aerosolet që mbartin virusin. Bazuar në këto të dhëna, studiuesit ishin në gjendje të ndajnë zonat me rrezik të lartë dhe me rrezik më të ulët.

“Zona me rrezik të lartë ishte zona e kujdesit dhe trajtimit të pacientëve, ku shkalla e pozitivitetit ishte 40.6 për qind, ndërsa zona me rrezik të ulët ishte zona e mjekëve, ku shkalla e pozitivitetit ishte 12.5 për qind”, shkruhet në studim.

Rekomandime

Studimi nënkupton se ka një rrezik potencialisht të lartë infektimi për stafin mjekësor brenda spitalit që trajton pacientët me Covid-19.

Sipas studimit mjekët duhet të dezinfektojnë thembrat e këpucëve të tyre para se të dalin nga qendra e trajtimit.

Studiuesit gjithashtu rekomandojnë dezinfektimin e maskave të fytyrës në mënyrë adekuate përpara se të hidhen pasi ato mund të mbajnë një ngarkesë të lartë virale.

Hulumtimi në terren u drejtua nga Dr Guo, ZY Wang, dhe SF Zhang./Përshtati nga India Today, për Fjala.al, Bardhi Quku

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV