Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Berisha: Vrasja e Azem Hajdarit, krim terrorist shtetëror

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar sot 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajarit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se ai u nda nga jeta në atë që e quajti atentat terrorist shtetëror dhe vrasja e shekullit për Kombin Shqiptar.

“Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thjeshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’ ju rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:
Azem ti je gjallë!
Demokrate e demokratë, tribuni ynë sot na thërret: Në sulm! O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!
Të dashur miq, sot demokratet dhe demokratët dhe mbarë shqiptarët përulen me nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme para veprës së pavdekshme të tribunit legjendar të lirisë së tyre, Azem Hajdari, të ekzekutuar më 12 shtator të vitit 1998 para selisë së Partisë Demokratike nga terroristë me uniformë të qeverisë së Partisë Socialiste. Ky atentat terrorist shtetëror ndaj Azem Hajdarit, vrasja e shekullit për Kombin Shqiptar, ishte një hakmarrje e verbër primitive e partisë së krimit ndaj kryetrimit, që në krye të lëvizjes studentore bëri më shumë se kushdo tjetër për lirinë e shqiptarve, ndaj prijësit të Revolucionit Demokratik të Studentve të Dhjetorit ‘90, themeluesit të pluralizmit politik në Shqipëri, në vendin e diktaturës staliniste më jetëgjatë në Europë.
Azem, ti je gjallë!
Të dashur miq, ata që në një akt hakmarrje të verbër ndaj Tribunit të Lirisë për përmbysjen e sistemit të baballarëve xhelat dhe mizor, kryen me 12 shtator të vitit 1998 ekzekutimin e tij, kanë marrë dhe do marrin gjithmonë për aktin e tyre makabër, ndëshkimin e historisë.
Kurse kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit, legjendës së guximit mbinjerëzor, bëhen çdo vit që kalon më të ndritur dhe më madheshtor.
Sot 26 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e pavdekshme e Azem Hajdarit janë më frymëzuese se kurrë. Gjithnjë e më e pakufishme bëhet mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar. Sot demkratet dhe demokratët frymëzohen më shumë se kurrë më parë nga trimëria epike e Azem Hajdarit për tu ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë regjimin e diktaturës së bandave, kakistokracisë dhe tradhëtisë së lartë kombëtare të Edi Ramës. Jeta dhe vepra e ndritur e Azem Hajdarit janë kushtrim për çdo demokrat dhe demokrate, anëtarë të thejshtë, mbështetës të Partisë Demokratike, drejtues të strukturave në të gjitha nivelet e saj, të hidhemi në sulm për t’ ju rikthyer shqiptarëve votën e lirë dhe fitoren e opozitës shqiptare në zgjedhjet e ardhshme
Demokrate dhe demokratë tribuni ynë sot na therret: O sot o kurrë! Në sulm! Në sulm!
Azem ti je gjallë! #sb / S.B

Të fundit

Oliver Röpke: Nuk mund të zhgënjejmë aspiratat e shqiptarëve për integrimin evropian

Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke, po mban në Bruksel një deklaratë për shtyp me kryeministrin...

Serbia nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara

Shtetet e Bashkuara dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë në Serbi, shkruan A2 CNN. Departamenti amerikan i Shtetit...

Rama nga Brukseli: Po avokojmë të jemi pjesë e Parlamentit Europian

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Rama: Komiteti...

“Komitet konsultativ për integrimin në BE”/ Rama: Lajm i mirë, që Brukseli ka zemër

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po jep një deklaratë për mediat me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke. Rama: Mendojmë...

Problemet me zemrën, jo vetëm te moshat e mëdha. Shkaqet që prekin të rinjtë

Në vitet e fundit, infarktet e zemrës po shfaqen gjithnjë e më shumë tek të rinjtë, një fenomen që ka shkaktuar shqetësim në mbarë...

Lajme të tjera

Web TV