Kreu i grupit parlamentar të PD, Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së grupit, u shpreh se një nga gjërat ku u vu theksi është se duhem ë shumë angazhim dhe përfshirje.
“Vijmë pas një takimi në Elbasan të premten, qëllimi ishte krijimi i më shumë sinergjie dhe kuptim më të mirë të situatës ku ndodhemi, duhet përfshirje e angazhim. Qeveria bën punën e saj por grupi bën të vetën edhe në komisione. Kjo ishte fryma që u materializua sot në takimin para seancës së të enjtes”, tha ai./E.T