Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

‘Berisha na premtoi primare! Kanë mbaru rrenat!’ Demokratët e Lezhës ‘kryqëzojnë’ Nokën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Demokratët e Lezhës ‘kryqëzuan’ Flamur Nokën në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike në Lezhë gjatë prezantimit të Agron Gjekmarkajt si drejtues politik i këtij qarku.

Anëtaret e kryesisë, por dhe simpatizantet e kësaj force politike të pranishëm në mbledhje ku ishte dhe sekretari i Përgjithshem i PD Flamur Noka, kundërshtuan vendimmarrjen e Sali Berishës që Gjekmarkaj të drejtojë fushaten elektorale në Lezhë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2025.

Sipas demokratëve nuk mund të përfaqësohen nga një person i cili u zgjodh deputet në Qarkun e Lezhës në vitin 2021 dhe për tre vite nuk u pa asnjëherë në zonë, ndërsa nuk munguan debatet e forta me Flamur Nokën.

Debatet kanë qenë të forta dhe me tone tepër të larta dhe Report Tv e Shqiptarja.com po sjell një pjesë të tyre me audio e video.

Arben Paluca anetar i kryesise PD dëgjohet zëri: Këtu është mbushur me patronazhistë. Patronazhistët të shkojnë tek PS. Hajde vëlla! Jemi të thirrur kryetar, sekretar dhe anëtar!
Gjon Karaçi simpatizant: I kam dhënë votën Agron Gjekmarkajt!
Flamur Noka: Qartë, qartë.
Gjon Karaçi simpatizant:  Për debat kam ardhur këtu. Unë dua të fitoj, nuk dua të humb.
Flamur Noka: Janë50 burra e gra këtu. Nuk ta kanë borxh. Nuk mund ti mbash peng ti
Gjon Karaçi simpatizant: Do ti mbaj peng, siç më kanë mbajtur me helm ata 5 që  ke aty mua
(Në një moment ndërhyn Gjin Gjoni, kryetari i PD-së së Lezhëz, për të qetësuar demokratin)
Arben Paluca anetar i kryesise PD: Kam 30 vjet në opozitë me ju. Ça  të rrej më.  Kanë mbaru rrenat ca ti them!
Flamur Noka: S’ke pse ti thuash rrenat t’i thuash të vërtetën.
Gjon Karaçi: Sali Berisha a ka deklaruar me 11 janar do të bëhen primare? Pse nuk bëri primare e të nxirrnim ne fitues kë të donim ne? Demokratet e Lezhës paralajmerojnë bojkot të fushatës elektorale të vitit 2025 dhe humbje të thellë nëse nuk do të ketë reflektim që Agron Gjekmarkaj të tërhiqet si drejtuesi politik i këtij qarku.

Aleks Gjoni kryetar i grupseksionit Lezhe: Kam një pyetje të thjeshtë për zotin Agron. Ka 3 vjet që asnjë demokrat nuk e ka takuar. Përtej çështjes së Tiranës, politike  jo me Lulin jo me Salën jo … pastaj rrokulliset sa rrokulliset e pastaj gjen veten.
Aleks Gjoni kryetar i grupseksionit Lezhe: Ne nuk dalim në fushatë asnjë nëse Agron Gjekmarkaj do të vijë drejtues politik. Dhe unë pa ata s’kam ça bëj. Që sot nëse vendoset, për të qenë unë mirupafshim!
Kam 7 seksione, edhe asnjë, kujtdo që i kam thënë, më kanë thënë po na erdhi në listë të mbyllur, Agron Gjekmarkaj, si drejtues politik ne asnjë nuk dalim në fushatë. Unë s’kam tjetër me kë bëj fushatë.

Lexo edhe :  Dëshmitë rrënqethëse të banorëve për dramën në Has ku humbën jetën nënë e bir!

Por Flamur Noka është përpjekur ta fshehtë ‘mizën nën kësulë’. Në përfundim të takimit Sekretari i Përgjithshem i Partisë Demokratikei mohoi debatet në këtë mbledhje.

Unë habitem nga i keni këto. Asnjë kontestim. Në ditën e sotme ka pasur diskutime për aksionin dhe për strategjinë e këtij aksioni dhe si do të organizohemi e bëhemi bashkë me çdo qytetar të Lezhës e Shqipërisë për të mundur së keqen, Edi Ramën e Rilindjen.”   tha Noka në një prononcim për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së këtij qarku

Mbrojti kandidaturën e propozuar nga Sali Berisha duke e quajtur Agron Gjekmarkaj, njeri të penës dhe të mendjes, një përfaqësues dinjitoz për Lezhën.

“PD, Sali Berisha i ka sjellë Lezhës një intelektual brilant të kalibrit të lartë. I ka sjellë nënkryetarin e partisë dhe të Kuvendit, pra një nga figurat politike më të lartë të PD-së. Ka sjellë Agron Gjekmarkaj njeri që I bën nder Lezhës. Mos harroni është njeri i penës dhe mendjes dhe nuk mund të krahasohet me Ulsin e dosjes 184. Shikoni si e trajton Lezhën Edi Rama dhe PD e Sali Berisha. PD sjell një personalitet politik, intelektual ndërsa rilindja një anëtar të një grupi kriminal që organizoi vjedhjen e votës në Dibër” tha Flamur Noka më tej

Takimi i prezantimit të Agron Gjekmarkaj si drejtues politik i Partisë Demokratike në Lezhë u bojkutua nga pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj force politike, ndërsa demokratet e Njesisë Shënkollit dorëzuan dhe një peticion kundër vendimarrjes së Sali Berishës për drejtuesin politik të këtij qarku./E.T

Të fundit

Sulmi ndaj Trump/ Shërbimi sekret fajtor, hetimi konstaton mangësi në komunikim

Mundësia që pati një person i vetëm i armatosur që të qëllojë tetë herë drejt ish-Presidentit Donald Trump gjatë...

Turistët e huaj zgjedhin bregdetin shqiptar edhe në shtator, plazhet plot këtë fundjavë

Edhe pse temperaturat kanë rënë në vend, duket se turistët vijojnë të shijojnë bregdetin shqiptarë. Mediat kanë bërë një vëzhgim në plazhin e Shpellës dhe...

“Vatikan” për bektashinjtë, Rama zbulon në “New York Times” planin për mikroshtetin

Një shtet si ai i Vatikanit brenda kryeqytetit të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama zbuloi qëllimet e tij për “New York Times” në një artikull...

Moti i keq bën ‘kërdinë’/ Shirat e dendur ‘pushtojnë’ këtë vend

Shirat e dendur goditën rajonin verior qendror të Notos në Japoni më 21 shtator, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut dhe përmbytje, që lanë një...

Kiara Tito flet për depresionin pas lindjes së Lunës

Kiara Tito, ka folur për depresionin pas lindjes së Lunës në një pyetesor në Instagram. Një ndjekës e pyeti se si e kishte kaluar këtë...

Lajme të tjera

Web TV