Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha konfirmoi në Komisionin e Sigurisë se 4 kandidatë janë skualifikua nga gara për kreun e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë gazetari, Igli Çelmeta ka mundur të zbulojë edhe emrat e tyre.
policia e shtetit
Emrat e kandidatëve që u skualifikuan nga gara janë:
1-Shemsi Premci
2-Ibrahim Disha
3-Hajrulla Xhivini
4-Sami Rasha
Ministri tha se brenda kësaj jave do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili është i aftë për të fituar këtë garë.
“Unë ju bëra me dije procedurën, në dijeninë time janë skualifikuar 4 kandidatë. Procedura do të vazhdojë në ditët në vijim. I është dërguar agjencive të zbat9mit të ligjit shkresë për konfirmimin e pastërtisë së figurës. Priten përgjigjet dhe në bazë të përgjigjeve komisioni do vlerësojë kandidatin dhe më vonë do vijojë intervistimin. Brenda kësaj javë ministri i Brendshëm do ti propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin i cili do të jetë i aftë për ta fituar këtë gara”, tha ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha./ S.M