Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Pinokët e politikës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Historitë e Pinokut, dihen dhe janë dëgjuar dhe lexuar nga ne qysh në vogëli. Pinoku (i gdhendur në dru dhe i kthyer në “njeri”) ka histori të shumta, ku refreni i çdo historie është gënjeshtra.

Në politikën shqiptare të pas ‘90, fenomeni “Pinokut” u kthye në normalitet, ku çdo ngjarje dhe event lokal apo qëndror, lidhej me gënjeshtrën. Gënjente kryetari, gënjenin ata poshtë tij. Gënjente titullari, gënjenin më trashë edhe ata poshtë tij. Pinokëria si sinonim i politikës mashtruese, u shtri gjërësisht pas vitit 1992 dhe vazhdoi  gjatë, madje deri ditët e sotme.

Ai fenomen vazhdon edhe sot, tek ata politikanë që “Pinokun” e duan shumë, e adhurojnë, dhe duan të jenë si ai. Pinokët e politikës shqiptare, janë shkatërruesit e sistemit të drejtësisë, stabilitetit të ekonomisë, lirisë së fjalës, mendimit, dhe futën në brezin e postviteve ’90, vesin e gënjeshtarit.

Mjafton të kujtojmë faktin se, të trokisje në zyrat e shtetit pas vitit 1992, dhe do të shikoje dhe takoje brënda tyre “pinokër”, që të gënjenin, sepse gënjente i madhi i tyre. Do të takoje mashtrues kalibri, sepse kështu mashtronin edhe ata lart në qeverisje, apo në Presidencën e atyre viteve.

Historia 34 vjeçare e Shqipërisë, ka nevojë të ngutshme për një “radiografi” të thellë, ku të evidentohen me fakte shkatërruesit e vlera të çmuara të  shqiptarëve. Vesi i vjedhjes, talljes, gënjeshtrës, mashtrimit, përvetësimit, fallcifikimit, zhvatjes, mohimit dhe pohimit me detyrim, ishin dhe u kthyen në situata normale që haseshin kudo. Pinokët e gjendur në zyrat e shtetit, ngatërruan gjithë dynjanë  me veset e tyre.

Ata vodhën pronat, paratë e piramidave, ata vodhën asetet publike, ata shitën troje dhe pasuri të shtetit, ata mbushën dyshekët dhe bankat me para të vjedhura, të siguruara nga forma dhe mënyra të paligjshme.

Lexo edhe :  Tragjeditë politike që i ulërijnë fosileve të freskëta që drejtojnë armatën e të vdekurve

Pinokëria u bë “zot” i shesheve të qyteteve, i trojeve në bregdet, i minierave, i tokave bujqësore duke shpikur ligjin famëkeq 7501, dhe duke futur në labirinthe  të zeza dhe rrugëtime të përgjakshme shqiptarët prej 1992 deri sot. Pinokëria, edhe sot pas afro 34 vitesh, po pretendon të ndjehet “zot” i fateve të shqiptarëve.

Ata rreket të vijnë mes betejave dështake, sërish në pushtet. Ata sërish duan ta kthejnë vendin në “epokën e drurit dhe gurit” , në kohën e antiligjit dhe xhunglave të trazuara, ku  ligji shkelje, dhe drejtësia u shërbente prapësive  dhe xhambazëve të dhjamosur nga paraja e pistë.

Shqiptarët po e shohin edhe sot, se si “pinokët” e politikës inercike duan të ruajnë të paprekura pasuritë e paligjshme, milionat e vjedhura  për të qenë ofiqarë të përjetshëm.

Pinokëria politike, është historie e së shkuarës, është legjendë e hidhur e shqipëtarëve,  dhe  shkaku i vetëm i vonesave për të kapur “trenin” e BE-së./    S.M

Të fundit

Fushata për Shtëpinë e Bardhë dhe retorika e ashpër politike

Kandidati republikan për president, Donald Trump, zhvillon tubimin e parë në ambiente të jashtme që nga përpjekja e dytë për...

Spiropali takohet me kryetarin e BDI dhe ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Shkup, u takua me Kryetar i BDI, Ali Ahmeti ish-kryetarin e Kuvendit të RMV dhe...

Zgjedhjet 2025/ Peleshi zbulon risinë: Qarkut të Korçës mund t’i hiqet një mandat

Bazuar në të dhënat e Censit për numrin e popullsisë, Qarkut të Korçës mund t’i hiqet një mandat deputeti ç[r zgjedhjet parlamentare të vitit...

Bombarduesi bërthamor i komanduar nga inteligjenca artificiale

Kompania amerikane Boeing ka në plan të ndërtojë një avion të ri luftarak, që do të pilotohet dhe komandohet nga inteligjenca artificiale. Avioni pa...

Musk: Do të çoj këdo në Mars….por jo nëse Harris bëhet presidente

Elon Musk hyri në platformën e tij të mediave sociale për të postuar një koment jashtëzakonisht të gjatë sesi programi kryesor i Marsit i...

Lajme të tjera

Web TV