Ylli i “Barbie” Margot Robbie, është parë së fundmi në Kaliforni me barkun e rrumbullakosur dhe me pamje super në formë.
Ky moment është veçanërisht emocionues për 34 vjeçaren dhe bashkëshortin e saj Tom Ackerley po 34 vjeç, me të cilin u martua në vitin 2016.
Çifti është në pritje të lindjes së fëmijës së tyre të parë, dhe kjo periudhë është mbushur me gëzim dhe pritshmëri. Robbie ka treguar gjithmonë dashurinë e saj për familjen dhe tani, si një nënë në pritje, ajo po e përjeton këtë kapitull të ri në jetën e saj me shumë entuziazëm. S.B