Historiani Pëllumb Xhufi, i ftuar në “Real Story”, duke komentuar rreth debatit që është krijuar për krijimin e shtetit sovran të Urdhrit Bektashi, tha se përveç Komunitetit Mysliman, më të shqetësuar në këtë histori, janë vetë bektashinjtë.
Ai theksoi se kjo lëvizje e re, në fakt bie në kundërshtim edhe me vetë traditën e tyre. Historiani Xhufi theksoi se bektashinjtë kanë dhënë kontribute për Shqipërinë, por asnjëherë nuk i kanë dhënë vetes një atribut të veçantë.
“Nuk është vetëm Komuniteti Mysliman Shqiptar i shqetësuar, por le të themi që Komuniteti që është më i përfshirë në këtë histori, Komuniteti Bektashi që është i shqetësuar. Të pakën nga kontaktet që kemi ne, janë të shqetësuar nga ky fakt dhe nga kjo gjë ë re, e cila në njëfarë kuptimi bie në kundërshtim edhe të traditës bektashiane. Sa i përket Komunitetit Shqiptar të , mua më duket e drejtë ai shqetësim, privatizim I harmonisë fetare, unë jam bektashi si traditë familjare, nuk besoj, por respektojë të gjitha besimet. Bektashinjtë kanë rol shumë të rëndësishëm në luftërat për pavarësinë nga Perandoria Osmane, në krijimin e shtetit shqiptar, janë sakrifikuar për shtetin shqiptar, në mbrojtjen e pavarësisë dhe lirisë, kam parasysh dhe luftën e dytë botërore Nacional Çlirimtare, por asnjëherë nuk I kanë dhënë një atribut të veçantë vetës së tyre bektashinjtë. Pra bektashinjtë janë të rezervuar tempujt e tyre janë në vende të larta. Janë në konceptim e tyre, që janë më afër të plotfuqishmit”, tha ai./kb