Media britanike “Daily Mail” ka shkruar për princ Lekën që prezantoi partneren Blerta Celibashi, në një event në SHBA.
“Princi Leka II Zogu mirëpret të dashurën e re në familjen mbretërore shtatë muaj pas divorcit famëkeq”, shkruan Daily Mail.
Princ Leka prezantoi partneren e tij të re, fotografen e dasmave, në një darkë gala në SHBA.
Media britanike shkruan se vetëm 9 muaj më parë, Princi njoftoi ndarjen nga Elia Zaharia, të cilët u kurorëzuan në vitin 2016 dhe janë prindër të princeshës Geraldinë, 4 vjeçe. Ndarja e tyre çoi në një seri ngjarjesh të zymta, kur dyshja denoncuan njëri-tjetrin për dhunë dhe gjykata urdhëroi që të dy të qëndrojnë pesë metra larg njëri-tjetrit, ndërsa Princi mund ta takonte vajzën vetëm në prani të një dadoje.
Por, këtë javë Princi la pas ngjarjet e kaluara dhe mirëpriti Blertën në gjirin mbretëror, teksa shpërndau një foto me të, kapur për dore. Mbi 20 familje mbretërore nga e gjithë bota morën pjesë në ceremoninë luksoze në New Jersey, në ambientet e Carpathia West.
“Kjo shënon fundin e një kapitulli për Princ Lekën dhe Elia Zaharian”, shton Daily Mail.
Edhe pse monarkia shqiptare është shpërbërë që në vitin 1943, Leka dhe Elia kishin fituar zemrat e publikut që nga momenti kur ata u martuan vite më parë. S.B