Tiranë/Njerëzit s’pyesin për koronavirusin, mbushin Liqenin Artificial-VIDEO&FOTO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ditës së djeshme kur ishin të lejuar të dilnin vetëm të moshuarit, ditën e sotme janë lejuar të dalin deri në orën 11:00, nënat me fëmijët deri në 10 vjeç.

Megjithëse ky ka qenë një urdhër i prerë i qeverisë për të dalë në kryeqytet vetëm kjo kategori, nga videot dhe pamjet e siguruara nga Fjala.al, Liqeni Artificial dhe qendrat e Tiranës janë mbushur nga qytetarë të ndryshëm të kryeqytetit, duke bërë që ata të mos respektojnë masat dhe këshillat e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë për të mos përhapur dhe mos u infektuar nga koronvirusi.

Sipas udhëzimeve të kreut të qeverisë nënat duhet të mos shoqërohen me persona të tjerë dhe fëmijët duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijë të tjerë.

Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11.00. Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, u shpreh dje Rama.

Por, në fakt ditën e sotme ka ndodhur komplet e kundërta, ku grup-mosha të ndryshme kanë mbushur mjediset e Liqenit Artificial në Tiranë. Ata shihen të grupuar dhe shumë afër njëri-tjetrit, veçanërisht në pjesën e digës së Liqenit duke mos respektuar as distancimin social, duke rritur rrezikun e përhapjes së koronavirusit.Nga ana tjetër duket se policia është treguar tolerante ditën e sotme kësaj situate.

Të fundit

Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime

Nadije Ahmeti   Investimet, puna, arsimi... Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që ecnin në një shesh të...

Xhejms Xhois dhe “Uliksi” i pakapshëm i tij

Nga Leonard Veizi   I njohur për romanin që solli polemika të forta, "Uliksi", ai konsiderohet një nga shkrimtarët më me ndikim të shekullit XX. I përkiste...

Vota e Diasporës/ Bum regjistrimi për të votuar emigrantët më 11 Maj

Regjistrimi për votim nga diaspora ka nisur me një interes të lartë, duke arritur mbi 4100 aplikime vetëm 24 orë pas hapjes së procesit. Aplikimet...

Berisha sfidon Ramën, kërkon debat publik

Ish- kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama më një debat publik. Ai i ka kërkuar që mos i premtoj shqiptarëve nga makina,...

Rama: SPAK-u, fryt i vizionit tonë politik, jo i të huajve

Në një deklaratë të gjatë, Kryeministri ka përshkruar angazhimin e Partisë Socialiste në Reformën në Drejtësi, përballjen me akuzat politike dhe sfidat personale si...

Lajme të tjera

Web TV