Mëngjesin e sotëm, Ervin Salianji zhvilloi një takim me kreun e grupit parlamentar të PD, nënkryetarin Agron Gjekmarkaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike Flamur Noka.
Takimi u zhvillua në kuadër të plotësimit të dokumentacionit, për një kallëzim që Salianji do të bëjë në Prokurorinë e Posaçme ndaj ish- ministrit Fatmir Xahafaj.
Mësohet se Saliani do të kërkojë hetim pasuror ndaj Xhafajt.
Hetimi do të kërkohet mbi lidhjet e pretenduara me ndërtues të cilëve u ka dhënë prona shtetërore, falsifikim të dosjes, pengim të së vërtetës dhe shpërdorim detyre. S.B