Gazetarja Alba Kepi, e ftuar në një emision televiziv, ka diskutuar rreth turizmit dentar në Shqipëri dhe një videoja që ka qarkulluar në mediat italiane, lidhur me problemet që shtetasit italianë kanë pasi kurojnë dhëmbët në Shqipëri.
Gazetarja solli në vëmendje një studim nga Shoqata e Stomatologëve, ku pasqyrohej përmes shifrave se në vitin 2023, 200 mijë shtetas italianë kanë kuruar dhëmbët e tyre në 7 shtete, jashtë Italisë, ku mes tyre numrin më të lartë e kishte Shqipëria.
Nga këta 50 mijë pacientë që kishin ardhur në Shqipëri, prej të cilëve ishte arritur një xhiro vjetore biznesi prej 2300 milion eurosh, sipas studimeve, një në tre prej tyre shfaqte problem pasi kthehej në Itali.
“Jo vetëm deklarata e mjekut, por edhe mjaft deklarata të stomatologëve sinjalizojnë mjaft problematika për pacientët e kuruar në Shqipëri, që më pas kthehen në Itali. Unë dua të jap disa të dhëna me atë çka po ndodh me turizmin dentar. Në vitin 2023, të mbledhura ng Shoqata e Stomatologëve, rezulton se janë 200 mijë italianë që kanë kuruar dhëmbët në 7 vende jashtë Italisë, mes të cilave kryesorja është Shqipëria, me numrin më të madh të pacientëve. Në vitin 2023 janë kuruar rreth 50 mijë italianë.
Me një xhiro biznesi rreth 300 mln euro në vit. Brenda këtyre studimeve, por edhe nga një Kongres i mbajtur në Rimini, kanë konfirmuar se 1 në 3 italianë të kuruar në Shqipëri shfaqin probleme. Kjo është mjaft e evidentueshme, mjafton të marrësh avionin në Bari dhe sheh se ka kartela që tregojnë se si kurohen dhëmbët në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit je e rrethuar nga një fluks i madh njerëzish të cilët prezantojnë klinika të ndryshme dentare që presin pacientët për ti kuruar dhëmbët në klinat dentare shqiptare,” –tha gazetarja./ S.M