Ambasadori i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, duke marrë fjalën në Asamblenë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore, e cila po zhvillon punimet në Tiranë, tha se në këtë nismë bëhen bashkë shtetet anëtare ekzistuese dhe ata që do të na bashkohen në të ardhmen.
Gonzato theksoi se kur “Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, kur foli para PE e bëri të qartë vizionin e Bashkimit Europian, një Europë më e fortë që mbron qytetarët, që mbron demokracinë dhe sjell të mira”.
Diplomati i BE-së u shpreh se ky Rajon së bashku me Ukrainën janë miqtë më të ngushtë të BE-së.
“Pas luftës së agresionit rus, përparasëia e agjendës euroipiane është zgjerimi dhe ne me zor presim të çelim negociatat me Shqipërinë për grupin e çështjeve themelore”, tha Gonzato.
Ai u shpreh se integrimi në BE do të jetë realitet, ndërsa shtoi se përafrimi i plotë me politikën e Jashtme të BE është objektivi ynë i përbashkët.
Përsa i takon bashkëpunimit rajonal, Gonzato theksoi se ai sjell shndërrim dhe promovon paqen dhe stabilitetin. Në këtë kuadër, Ambasadori i BE-së theksoi se një mjedis ku ka besim është kyç në zbatimin e reformave që ju afrojnë me BE.
“Parlamentet kanë një rol kyç për të afruar vendet me njëra-tjetrën. Vetëm parlamentet mund të sjellin legjitimitet politik në procesin e anëtarësimit. Procesi i anëtarësimit nuk është thjesht një projekt teknokratik, por duhet një ndryshim të shoqërive”, tha Gonzato./E.T