Muaji Tetor duket se ka ardhur me rënie të temperaturave në vlerat minimale dhe maksimale në të gjithë vendin. Sinoptikania Anira Gjoni, teksa fliste në studion e lajmeve të “Ora News, solli dhe parashikimin e motit në këto ditë të para të tetorit.
Parashikimi i motit nga Anira Gjoni:
Muaji nis me temperatura pak më të freskëta se sa muaji shtator. Përgjatë këtyre dy ditëve kemi pasur një rënie të temperaturave sipas vlerave minimale, ashtu dhe atyre maksimale.
Gjatë ditës së sotme temperaturat maksimale do të shkojnë:
– Në bregdet, 22 gradë
– Në zonat e ulëta, 23 gradë
– Në zonat malore deri në 17 gradë.
Ndërsa për ditën e nesërme, pra të mërkurën presim që ato të jenë në të njëjtat nivele, me një rritje prej 1 gradësh.
Ndërsa dita e enjte do të jetë ajo që do të sjellë një rritje prej 2-3 gradësh. Por, nga ana tjetër, ditën e enjte do të kemi dhe rikthimin e reshjeve të shiut, të cilat do të na shoqërojnë përgjatë dy ditëve në vijim.
Dita e enjte dhe e premte, do të shoqërohet me shira në të gjithë qarqet e vendit.
Fillimisht, të enjten reshjet do të nisin në Shkodër dhe në Lezhë, më pas ato do të shtrihen në të gjitha qarqet gjatë natës dhe ditës së të premtes.
Në disa zona këto rreshje mund të sjellin problematikat si pasojë e shtrëngatave të shiut.
Temperaturat në fund të javës pritet të jenë më të larta, konkretisht ditën e enjte ato do të jenë: Në zonat e ulëta, 28 gradë, ndërsa ato minimale do të pësojnë një rritje prej 2-3 gradësh që përcillet me vlerat maksimale.
Ndërsa fundjava, pra dita e shtunë dhe e dielë presim që të ndërpriten reshjet e shiut./e.t