Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Protesta revoltë e PD-së, skenarët me bllokim rrugësh dhe molotovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme opozita ka thirrur në Tiranë protestë kombëtare në atë që e quan nisja e “mosbindjes civile”, që sipas tyre do të shënojë fillimin e fundit të kryeministrit Edi Rama.

Nuk pritet të ketë fjalime nga drejtues të opozitës, duke shkuar drejt një skenari që vetë qytetarët do “improvizojnë” revoltë. Priten bllokime rrugësh në disa zona të Tiranës dhe hedhje molotovi. Policia thirrje qytetarëve: Qëndroni larg akteve të dhunshme.

Më datë 7 tetor, në orën 18:00, opozita ka thirrur një protestë të madhe kundër asaj që cilësohet si një ‘rënie e Kushtetutës’ dhe një kapje e shtetit nga pushteti aktual. Protesta që pritet të jetë katër orë, kohë e cila është kërkuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të mbahet përpara institucioneve qendrore siç është Kryeministria dhe Kryesia e Kuvednit pritet të mbledhë mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.

Ajo synon të jetë një demonstrim masiv i pakënaqësisë popullore ndaj shkeljeve të vazhdueshme të parimeve kushtetuese, abuzimeve me pushtetin dhe mungesës së transparencës në qeverisje.

Kështu pretendohet të paktën nga Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë të cilat janë edhe ideatoret e protestës që vjen e para pas fillimit të sesionit të ri parlamentar. Gjithashtu është një protest e nxitur edhe nga dënimi me një vit burgim i deputetit demokrat Ervin Salianji.

Sipas organizatorëve të protestës, ky tubim është një thirrje për të gjithë qytetarët që të ngrihen kundër një qeverisjeje që ata e konsiderojnë të korruptuar dhe që ka tejkaluar kompetencat e saj, duke vepruar kundër interesave të popullit dhe parimeve të demokracisë.

Ata argumentojnë se Kushtetuta, e cila është themeli i shtetit të së drejtës dhe garancia për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, është në rrezik serioz për shkak të veprimeve të njëanshme dhe të pakontrolluara të qeverisë. Mandati i Olta Xhaçkës, i cili po mbrohet mga mazhoranca qeverisëse duke e dërguar atë në Komisionin e Venecias për interpretim dhe duke shbërë vendimin e Gjykatës Kushtetuese është një nga kauzat që opozita do të pushtojë Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në mungesë të të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha do të orintojë turmën dhe do të komunikoje nga Led Screen Ëall që do të vendoset në Bulevard. Në mbështetje të protestës së sotme të PD-së do të jenë Ilir Meta, Fatmir Mediu, Agron Duka e Vangjel Dule.

Nga ana tjetër Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe Dashamir Shehi nuk do t’i bashkohen protestës. Shkëndijat e protestës së parë u panë nga zjarret që ju vendosën karrigeve të Kuvendit të Shqipërisë pas vendimit të Gjyaktës së Apelit me burg që dhanë për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Skenarët

Pas grumbullimit para kryeministrisë, protestuesit do të shpërndahen në zona të ndryshme me qëllim bllokimin e rrugëve kryesore të kryeqytetit. Edhe pse demokratët tregohen të rezervuar për skenarin e tyre, mësohet se objektiv i protestuesve pritet të jetë edhe Bashkia e Tiranës, ku prej muajsh demokratët protestojnë para godinës.

Pikënisja kryesore e protestuesve do të jetë nga selia blu për të marshuar më pas drejt kryeministrisë, ndërsa pjesa tjetër do t’i bashkohet tubimit nga pika të tjera sipas organizimit që është bërë nga strukturat e PD në rrethe.

Prej më shumë se një javë strukturat e PD, krahas përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, kanë mobilizuar demokratët dhe për protestën e Kombëtare të së hënës, e cila do të jetë edhe forcë e mosbindjes civile.

Demokratët në këtë protestë kërkojnë që t’i bëjnë presion mazhorancës për ngritjen e një qeverie teknike para zgjedhjeve të vitit 2025 si dhe respektimin e Kushtetutës së vendit që sipas demokratëve është shkelur nga mazhoranca për mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Drejtuesit e PD, theksojnë se pa një qeveri teknike nuk mund të ketë zgjedhje të sigurta, duke paralajmëruar manipulimin e procesit zgjedhor rreth tetë muaj para se të ndodhë. Edhe pse kishte disa muaj që brenda PD kishte zëra për mbajtjen e protestave kombëtare anti-qeveritare, aksioni i opozitës mori formë konkrete pas dënimit me burg të Ervin Salinjit.

Ky aksion filloi në Kuvend, me djegien e karrigeve të opozitës dhe do të vijojë në terren. Por, ndërsa për aksionin në Kuvend theksojnë se do të jetë i vazhdueshëm, për frontin tjetër në terren, PD ende nuk është e qartë se si do të vijojë pas protestës të së hënës.

Arsyet

Në qendër të kësaj proteste janë shqetësimet për përqendrimin e pushtetit në duart e pak njerëzve, mungesa e institucioneve të pavarura, dhe kriza ekonomike që ka prekur shumicën e familjeve shqiptare.

Opozita ka bërë thirrje që kjo protestë të jetë një reagim paqësor, por i fuqishëm, që të demonstrojë se qytetarët nuk janë të gatshëm të pranojnë më tej një sistem që shkel të drejtat e tyre dhe liritë kushtetuese.

Tubimi i 7 tetorit është një mundësi për qytetarët që të kërkojnë rikthimin e shtetit të së drejtës dhe të mbajnë përgjegjës ata që, sipas opozitës, kanë devijuar nga rruga e drejtësisë dhe demokracisë. Mesazhi kryesor që do të përcillet është: “Mbrojtja e Kushtetutës është mbrojtja e Shqipërisë.”

Reagimi i Berishës

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë për median, një ditë para se protestuesit të zënë vend në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai ju ka bërë thirrje qyettarëve shqiptar të bashkohen në protestën e opozitës. Berisha tha se shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut sepse sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen. “Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje të lira.

Lexo edhe :  Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij

Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë! Na u përgjigjën me arrestime politike! Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë! Dhe sot opozita… mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash kombëtare… ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin. Vendimin për t’i dalë zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve.

Vendimin për t’iu përgjigjur fushatës së terrorit të Edi Ramës, me sakrificat qytetare fisnike të mosbindjes civile për votën e lire. Vendimin që t’i përgjigjemi deklaratave për luftë ndaj nesh të Edi Ramës, dhëmbë për dhëmbë”, tha Berisha. Ai nënvizoi se me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona.

“Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut. Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen.”, tha Berisha.

Këlliçi me demokratët

Tirana pritet të ketë më shumë qytetarë të cilët do i bashkohen protetstës së pasdites së 7 tetorit. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Kelliçi dhe anëtari i kryesisë së PD, Grigels Muçollari, mbajtën takim me strukturat, anëtarët dhe demokratët në Kryeqytet, njësia 7, në prag të marshimit të 7 tetorit. Protesta e parashikuar për të hënën pasdite, shihet si një moment i fortë kthese për ta.

Belind Këlliçi u shpreh se pakënaqësia është shumë e madhe ngado, dhe tek socialistët e ndershëm, të cilët presin që Opozita të sjellë ndryshimin. Drejtuesi politik i Tiranës sapo është kthyer nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku pati rastin të takohet me Presidentin Trump.

Ai i siguroi demokratët, se PD nuk është e izoluar siç propaganda tenton të imponojë. Grigels Muçollari u shpreh se data 7 tetor është momenti për të treguar rezistencë ndaj rënies së Kushtetutës, dhe momenti për t’i kthyer dinjitetin qytetarëve të nëpërkëmbur nga qeverisja e keqe.

“Është radha jonë”, tha Muçollari duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive. Protesta e 7 tetorit vjen në kohën kur kriza politika është thelluar, nga aktet arbitrare të qeverisë, me përndjekjen gjyqësore të Opozitës, me refuzimin për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ndëshkimin masiv të deputetëve të PD në Parlament.

 

Rreth 1200 efektivë policie në terren për protestën

Rreth 1200 efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për protestën e thirrur nga opozita pasditen e së hënës. Mësohet se krahas strukturave të rendit në Policinë e Tiranës, në gatishmëri do të jenë FNSH, RENEA dhe Garda e Republikës. Këta të fundit do jenë të pozicionuar në pjesën e brendshme të institucioneve të rëndësisë veçantë që ndodhen në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pranë kryeministrisë.

Zyrtarisht opozita ka kërkuar leje në polici për 4 orë tubim përpara kryeministrisë. Por pavarësisht kësaj, protesta pritet të shtrihet edhe në zona të tjera të Tiranës dhe kohëzgjatja është e paqartë. Për t’i paraprirë çdo skenari të mundshëm, uniformat blu pritet të instalojnë kamera inteligjente në disa prej akseve ku parashikohet të shtrihet protesta. Gjithashtu në gatishmëri do të jenë edhe autobotë me ujë.

Po në kuadër të masave të ndërmarra, policia ka programuar bllokimin e disa akseve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Ministria e Brendshme deri në sheshin Nënë Tereza dhe degëzimet që lidhen me të.

Kufizime pritet të ketë dhe në segmente të tjera, në varësi të zhvillimit të tubimit. Mbarëvajtja e këtij tubimi, cilësohet me tepër rëndësi për uniformat blu të kryeqytetit, të cilat pasditen e kësaj të diele do të mblidhen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda për të marrë porositë e fundit për protestën e Opozitës.

 

BLLOKOHET LËVIZJA E AUTOMJETEVE PREJ ORËS 18.00

 

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ministria e Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”

Rruga “Ukraina e Lirë”

Rruga “Papa Gjon Pali II”

Rruga “Ismail Qemali”

RRUGËT QË MUND TË KETË KUFIZIM LEVIZJE

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katëshet

Shkolla “1 Maji” – kryqëzimi i urës së ATSH-së deri te rruga e Elbasanit

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja

Sheshi “Skenderbej”, bashkia Tiranë dhe Pallati i Kulturës

Kryqëzimi i Librit Universitar

Kryqëzimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”

Kryqëzimet në zonën ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe “Ismail Qemali”

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit

Kryqëzimi i urës në ish- bllok

Kryqëzimi i rrugës së Kavajës me hyrjen e sheshit “Skënderbej”

Kryqëzimi i urës së ish-hotel “Dajti”

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave

Rruga “Dritan Hoxha”, përpara vendit të quajtur “Kupola”

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta

Të fundit

Përmbytjet vdekjeprurëse, ekipet ndërkombëtare të shpëtimit ndihmojnë Bosnjën

Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegovinës dhe nga Bashkimi Evropian të dielën u janë bashkuar...

Braho bën paralajmërimin e fortë: Berisha do gjak, në protestën e sotme do të ketë dhunë

Në një kohë tensioni të lartë politik që po kalon Shqipëria, ish-kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, njëherësh ish-deputet i Partisë Socialiste, Spartak Braho...

Nisma për edukimin e të dënuarve në burgje: Rehabilitimi, thelbi i punës sonë!

Drejtori i Burgjeve Klevos Qose ka prezantuar ditën e diel projektin për edukimin social për të dënuarit dhe të paraburgosurit. Ata kanë tashmë një mjet...

O sot o kurrë!, këtë e dimë. Dhe një përrallë politike

Nga Frrok Çupi E dimë se erdhi çasti ‘o zot o kurrë!’, për fatin e të arrestuarit Sali Berisha. Nesër jo vetëm që është vonë,...

Melania Trump thotë se i biri është bullizuar për këtë arsye

Ndonëse është treguar e tërhequr, si në daljet e saj publike, por edhe intervistat që zbulojnë detaje rreth fëmijëve apo jetës së saj private,...

Lajme të tjera

Web TV