Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Shtohet evazioni? Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vitet e fundit, por grumbullimi i tatimeve dhe taksave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto po vjen në rënie.

Të dhënat e fundit të INSTAT në lidhje me rezultatet e reja të Prodhimit të Brendshëm Bruto, tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2023, taksat dhe tatimet e mbledhura mbi PBB-në kanë pësuar rënie (taksat mbi produktet janë taksat e pagueshme, për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si: Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importe. Në këto taksa nuk përfshihen tatimet mbi pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).

Në vitin 2018, PBB-ja në vlerë arriti në 1,6 trilionë lekë, ndërsa taksat ndaj këtij prodhimi ishin 253 milionë lekë, ose 15.7% e tij.

Në vitin 2023, PBB-ja arriti mbi 2,3 trilionë lekë, teksa taksat ndaj tij arritën në 337 miliardë lekë ose 14.22% e prodhimit.

Përqindja e taksave të mbledhura ndaj prodhimit në vitin 2023, pësoi ulje me 1 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.

Gjatë 2018-2023, viti më i mirë ishte 2021, ku taksua 16.03% e vlerës së prodhimit, ndërsa viti më i dobët ishte 2020 kur u taksua vetëm 13.4% e PBB-së.

Raporti i taksave ndaj PBB-së, është një matës i të ardhurave tatimore të një vendi në lidhje me madhësinë e ekonomisë së tij, e matur nga Produkti i Brendshëm Bruto (GDP). Ky raport mundëson efikasitetin e drejtimit të përgjithshëm të politikës tatimore të një vendi.

Vendet e zhvilluara zakonisht kanë raporte më të larta të taksave ndaj PBB-së sesa vendet në zhvillim. Të ardhurat më të larta nga taksat nënkuptojnë se një vend mund të shpenzojë më shumë për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat të gjitha janë çelësi për perspektivat afatgjata për ekonominë e një vendi dhe njerëzit e tij.

Lexo edhe :  Tregjet: Në vëmendje mbi inflacionin e eurozonës dhe të dhënat e punësimit në SHBA

Të ardhurat nga taksat mbi 15% të PBB-së të një vendi janë një përbërës kyç për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, sipas Bankës Botërore.

Raporti i taksave ndaj PBB-së në Shtetet e Bashkuara ishte 27.7% në 2022, ndërsa raporti i taksave ndaj PBB-së së Bashkimit Evropian ishte 26.7% në 2022.

Raporti i taksave ndaj PBB-së mat të ardhurat tatimore të një vendi ndaj produktit të brendshëm bruto. Ai tregon se sa nga produkti i brendshëm bruto i një vendi shkon në financimin e qeverisë./Monitor/kb

Të fundit

Nis vaksinimi falas kundër gripit! 280,000 doza në të gjithë vendin

Në çdo Qendër Shëndetësore të vendit ditën e sotme ka nisur vaksinimi falas kundër gripit. Lajmin e ka bërë të...

A është e mundur që një student të blejë sigurim privat shëndetësor në Shqipëri?

Sistemi shëndetësor në Shqipëri ka qenë prej vitesh subjekt diskutimesh dhe shqetësimesh nga qytetarët, veçanërisht përsa i përket cilësisë së shërbimeve në spitalet publike. Disa...

Reshjet më të larta të regjistruara ndonjëherë/ Sinoptikania: Këtë javë rriten…

Reshjet e shiut që përmbytën qytetin e Vlorës më 4 tetor janë më të mëdhatë ndonjëherë tha Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave në...

Protesta e Opozitës, Ambasada amerikane këshillon personelin: Shmangni demonstratën

Ambasada amerikane përmes një deklarate në faqen e saj zyrtare këshillon personelin e ambasadës të shmangin vendet ku do të mbahet protesta si dhe të...

Protesta e opozitës, Avokati i Popullit: Do të kemi monitoruesit tanë në terren

Avokati i Popullit thotë se do të ketë grupe monitorimi në terren për të ndjekur nga afër zhvillimet në zonat ku do të realizohet...

Lajme të tjera

Web TV