Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Fondet sociale dhe legalizimet, Rama “kryqëzon” kryebashkiakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Qeverisë Edi Rama ka shfaqur pakënaqësi në takimin që ka bërë dje me 61 drejtuesit vendorë. Ai ka akuzuar krerët e bashkive në vend për djegien e fondeve sociale, moskoordinim me Bashkëqeverisjen, problemet me legalizimet si dhe indiferencën lokale në raste përmbytjesh apo zjarresh.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje drejtuesit vendorë, ndërsa ka heshtur për protestës e organizuar nga Partia Demokratike ku nuk mbeti pa u djegur edhe portreti i tij vendosur në fasadën e selisë së Partisë Socialiste.

Megjithatë Rama nuk komentoi asnjë veprim nga djegia e pronës problike dhe private. Gjithë energjia e Ramës u fokusua tek puna e drejtuesve vendorë, ku ajo që ra në sy ishte edhe prezenaca e kryebashkiakëve të djathtë të cilët i kërkuan Ramës “llogari” për fondet dhe Rama këtë të fundit i quajti kryebashkiakë të ‘Partisë së Punës’. “Boll kemi parti të ndarë në dysh, në tresh, në katërsh. Këtë partinë e punës e duam njësh, socialistë dhe demokratë këtu jemi për punë”, tha Rama.

Në godinën qeveritare mblodhi 61 kryetarët e bashkive, ndaj të cilëve, nuk ishte aspak i kënaqur për mënyrën e menaxhimit të emergjencave të kësaj natyre, qofshin përmbytjet apo edhe zjarret. “Duhet fokus i veçantë për organizimin dhe trajnimin e strukturës dhe stërvitja e saj. Duhet të jetë aty gati për të dalë në terren në momentin e parë të goditjes. Italia është ekselente në këto reagime.

Nuk mund të mbajmë Shqipërinë pa zjarre, se është e pamundur por duhet të luftojmë për çdo metër katror që mund të shpëtohet, por çfarë është e shpëtueshme e nuk shpëton për shkak të dobësive të punës dhe koordinimit është praktikisht dështim që ne nuk kemi si ta justifikojmë”, tha Rama. Shefi i qeverisë i ka tërhequr vëmendje kryetarëve të bashkisë për mosbashkëpunim me qytetarët. Nëpërmjet pltaformës së Bashkëqeverisjes.

Ai tha se është shumë i ulët niveli i angazhimit me qytetarët në këtë platformë. “Nivel shumë i ulët i përgjigjes dhe ndërveprimit me qytetarët në platformën e bashkëqeverisjes. Është krijuar për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve që pa pasur nevojë të shkojnë lart poshtë e të kërkojnë, por ta çojnë në majë ankesën dhe nga maja rrjeti i koordinatorëve gjen përgjigjen e duhur për qytetarin dhe më pas bëhet dhe analiza pse nuk është dhënë përgjigja.

Nëse është e qëllimshme merren masa, nëse jo shikohet se çfarë duhet të rregullohet në aspektin e procedurës pse s’ka asnjë bashki që platformën e bashkëqeverisjes ta ketë ekselente dhe ti jepni përgjigje qytetarëve”, tha Rama.

Katër ditë pas përmbtjeve në Vlorë,  Kryeministri vendosi që të fliste, të cilat i krahasoi me atonë Dubai. Pas justifikimit, nuk shmangu kritikat për reagimin e strukturave shtetërore. “Çfarë nuk është e shpëtueshme, nuk është e shpëtueshme, por ama çfarë është e shpëtueshme dhe nuk shpëton për shkak të dobësive të punës dhe të koordinimit është praktikisht një dështim që ne nuk kemi si ta justifikojmë”, tha Rama.

Lexo edhe :  A është e mundur që një student të blejë sigurim privat shëndetësor në Shqipëri?

Fondet për njerëzit në nevojë

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryetarët e bashkive që nuk kanë bërë ansjë kerkesë për të tërhequr fondet që shkojnë për familjet në nevojë. “Ka bashki këtu që nuk kanë marrë një kokërr leku, kjo pastaj është ne kufijtë e skandalozes. Pse? Për gratë me fëmijë, të vetmuara, për fëmijët autikë, për individë të rrezikuar në aspektin social, të kemi fondet dhe të mos i vëmë në dispozicion? Po pse?”, u tha Rama të zgjedhurve vendor.

Procesi i legalizimeve

Kryeministri ishte i pakënaqur edhe me rezultatet e rolit të bashkisë për sa i përket legalizimeve, ndërsa kishte një lutje të veçantë për Policinë e Shtetit për ndërtimet pa leje. “Të mos e shikojnë luftën me ndërtimet pa leje te riparimet e vogla dhe tek shtesat brenda pronës për nevoja jo biznesi.

Arroganca e pushtetit dhe injorimi i qytetarëve është një nga problemet kryesore si në bashkitë e vogla ashtu edhe tek ato të mëdha. Kjo tani nuk është temë, është plagë që ka të bëjë me nivelin shumë të ulët të ndërveprimit dhe të përgjigjes ndaj qytetarëve ata flasin, çojnë ankesa, vijnë tek platforma e madhe, transferohen menjëherë tek bashkitë dhe është sikur hedh shishe në det, nga ato që hidhnin letrat e amanetet e fundit kur mbyteshin anijet dhe ta gjejë kush ta gjejë”., tha Rama.

Kryebashkiaku i PD në Dibër

Kryebashkiaku i PD-së i bashkisë së Mirditës Albert Melyshi u ankua tek Rama për 100 familje të cilat të prekura nga tërmeti i 2019 ende nuk është pranuar ndërtimi I banesave të tyre, ndërkohë që u është ndërprerë bonusi i qirasë. Rama premtoi se do të ndihmonte për gjetjen e një zgjidhjeje ndërsa i kujtoi se duhet të ishin ata përgjegjës për të krijuar kushtet për strehimin social të tyre.

“Nuk e kemi pasur vetëm tek Mirdita por 2- 3 raste. Ato qartësisht i kemi lënë në përgjejgësinë e bashkive për të krijuar kushte të strehimit social. Nuk kanë qenë asnjëherë në një plan të marrë përsipër nga qeveria qëndrore sic u bë plani i madh i tërmetit të tmerrshëm. Ky është realiteti.

Thënë kjo duhet të bëjmë diskutim si mund të ndihmojmë ne pjesërisht bashkinë që të nisë të ketë një projekt të strehimit social duke ditur kush është i dëmtur nga tërmeti”, tha Rama.

Të fundit

Paralizohet Shkodra/ Reshje të dendura shiu, probleme në disa segmente rrugore të qytetit

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar probleme në disa segmente rrugore të qytetit Shkodër. Gazetari Simon Shkreli raporton...

Nëna dhe foshnja ndërruan jetë tragjikisht, shkaku i ngjarjes

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket ngjarjes së trishtë në Tiranë, ku një 36-vjeçare humbi jetën, vetëm disa ditë pas...

Si të kujdeseni për trupin tuaj pas një stërvitjeje intensive?

Stërvitjet intensive ndihmojnë për të forcuar trupin dhe përmirësuar shëndetin, por kujdesi pas tyre është po aq i rëndësishëm. Ja disa mënyra të thjeshta...

Rastësia e 30 prillit, Luiz Ejlli zbulon dy ngjarjet e rëndësishme me 20 vite diferencë

Në prill të këtij viti, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli u bënë prindër të një vajze. Por a e dini se lindja e Luna...

Berisha nuk do ta falë kurrë Gazment Bardhin! Gazetarja: Ja sfida që i bëri!

Gazetarja Anduela Ndreu ndërsa komentonte protestën, tha se Sali Berisha nuk do ia falë kurrë Gazment Bardhit deklaratën që bëri për të birin, Shkëlzenin....

Lajme të tjera

Web TV