Hapen dyqanet, shkollat dhe parukeritë! Ja dy shtetet që iu rikthyen jetës normale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy vendet me ekonomi të zhvilluar si janë Zvicra dhe Norvegjia po i rikthehen jetës normale. Daily Mail shkruan se Zvicra po ndjek hapat e Gjermaninë dhe Austrinë, pasi po hap dyqanet, qendrat tregtare dhe kopshtet.

Mësohet se janë lejuar që të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe klinikat mjekësore private, dentistët, parukeritë, qendra e masazheve, sallonet e bukurisë.  Gjithashtu edhe spitalet po kryejnë tërë gamën e tyre të procedurave, përfshirë operacionet jo-urgjente.

Nëse situata paraqitet e qetë në vijim autoritetet do të hapin edhe shkollat më 11 maj Ndërsa, muzetë, universitetet, kopshtet zoologjike dhe bibliotekat janë planifikuar të rihapen në 8 qershor.

Autoritetet zvicerane thonë se do të shpërndahen një milion maska, por nuk është e detyrueshme që t’i veshësh ato. Ushtarët zviceranë do të vendosen në rrugët  e qyteteve  për të shpërndarë maska.

E njëjta situatë është edhe në Norvegji. Përveç hapjes së një sërë biznesesh, nxënësit e moshës nga  gjashtë deri në dhjetë vjeç janë ulur në tavolinat e shkollës, pas disa javësh mësimi online./Fjala.al

Të fundit

Rregullorja/ Si bëhet aplikimi dhe dokumentacioni për vitet e punës para ‘93 për pension

Hyn në fuqi rregullorja që i hap rrugë njohjes së periudhave të punës në ish-ndërmarrjet shtetërore përpara vitit 1993,...

Flakët “shkrumbojnë” ullinjtë dhe vreshtat në Belsh! Rrezikohen dhe banesat

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe vreshtari në Fierzë të Belshit. Mësohet se flakët kanë përfshirë rreth 8...

Kryeministri Rama kryeson në “Instagram”, hedh nga ‘froni’ çdo personazh VIP…

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj....

Vjena është shpallur si utopia e qiramarrësve – ja pse

Justin Kadi Kur bëhet fjalë për shembuj model në debatin për strehimin, Vjena është shpesh një pikë referimi. Kryeqyteti austriak përmendet shpesh në narrativat mbi...

Homazhe për kapitenin Arben Anamali, bashkëshortja rrëfehet mes lotësh: Dhimbje e madhe

Këtë të premte po zhvillohen homazhe në nderim të kapitenit Arben Anamali i cili humbi jetën në ujërat e Liqenit të Shkodrës teksa po...

Lajme të tjera

Web TV