Koronavirusi/ A po i vjen në ndihmë kjo situatë ekstremistëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me pandeminë e Coronës mund të marrë domethënie të re edhe një kërcënim tjetër, që ka kaluar këto ditë në sfond: Islamistët e përdorin pasigurinë e situatës aktuale, vetminë e karantinës dhe nevojën materiale sidomos të të rinjve për të rekrutuar xhihadistë të rinj. Horizotin ideologjik për këtë e ofrojnë disa teologë të islamit në botë: Fillimisht ata e deklaruan Coronën si ndëshkim të zotit kundër të pafeve. Në momentin, kur nga COVID-19 u prekën edhe vendet islame, ata ndërruan qëndrim dhe i bënë thirrje myslimanëve të ndërronin rrugë. Papritur mungesa e besimit u predikua si arsye për pandeminë.

Nevoja materiale shfrytëzohet

Nuk janë vetëm ekstremistët islamistë që e shfrytëzojnë COVID-19 për qëllimet e tyre. Edhe ekstremistët e djathtë përpiqen me teoritë e tyre konspirative të radikalizojnë njerëzit në kohë krize. Ata kanë të përbashkët vullnetin, që ta shfrytëzojnë maksimalisht për vete momentin e nevojës materiale.

Nuk është ndonjë sekret që uria dhe mjerimi në vendet e varfra i çojnë njerëzit në krahët e islamistëve. Kësaj i shtohet edhe dobësia e shteteve islame, që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme për t’u kujdesur si duhet për të sëmurët. Prandaj është realist rreziku, që islamistët të rrisin influencën e madje në rajone apo shtete të caktuara të ngjiten në pushtet.

Kjo është temë edhe për Europën. Jo vetëm, sepse komunitetet myslimane në Europë janë të lidhur me fije të ndryshme me shtetet, ku kanë rrënjët besimtarët e tyre. Por shpesh ka edhe varësi financiare, në këto kohë të vështira që nuk janë të lehta as për të krishterët në botë, prandaj ka edhe gjasa për radikalizim në diasporë.

Në Afrikën Veriore pas Pranverës Arabe para më shumë se 10 vjetësh këto vende janë në një angazhim të vazhdueshëm kundër islamistëve. Vëllazëria Myslimane në Egjipt, e ndaluar në kohën e Mubarakut dhe për pak kohë në pushtet pas rrëzimit të tij, përpiqet të diskreditojë qeverinë në mediat sociale.

Lexo edhe :  E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Më shumë se gjysma e egjiptianëve janë analfabetë, ata nuk kanë mundësi të verifikojnë atë që dëgjojnë apo shohin online. Edhe në Gjermani del në pah Vëllazëria Myslimane, blen tokë në Lindjen gjermane për të ngritur një xhami për operacionet e veta, shkruan imamja liberale, Seyran Ates në revistën “Cicero”. Ajo e ndjeu fort ndikimin e islamit politik, që është aktiv edhe në Gjermani, kur si gruaja e parë hapi një xhami në Berlin.

Kommentarfoto: Prof. Dr. Dr. Alexander Görlach (Harvard University/D. Elmes)Prof. Dr. Dr. Alexander Görlach

Radikalët kundër integrimit

Shoqatat islame në Gjermani që nuk përfaqësojnë as 20% të myslimanëve në Gjermani pretendojnë se përfaqësojnë islamin e vërtetë. Shoqata radikale synojnë të pengojnë integrimin e myslimanëve në Europën e iluminuar dhe laike. Edhe nëse burimet  e shtetit përdoren për momentin për gjëra të tjera, duhet të vëzhgohet me kujdes sjellja e të radikalizuarve e në raste të nevojshme të ndalohen edhe organizata si Vëllazëria Myslimane.

Mbetet detyra e politikës në Gjermani të plotësojë kërkesat e miliona myslimanëve në drejtim të integrimit, që të pengojë që forca radikale si Vëllazëria Myslimane të përdorin krizën aktuale për qëllimet e tyre obskurantiste. Sfida materiale aktuale në pandeminë e Coronës prek të gjithë shoqërinë, jo vetëm ata me histori migracioni. Prandaj është momenti që së bashku të mbyllim radhët dhe të mos lejojmë asnjë hapësirë për ndonjë ndikim.

Alexander Görlach jeton në New York, ai është linguist dhe teolog,studiues senior në Këshillin Carnegie të Etikës, studiues në Institutin për Fenë dhe Studimet Ndërkombëtare të Universitetit Cambridge./DW/

Të fundit

Në Shqipëri jetohet, por jo me dinjitet/ “Tregtarët abuzojnë me çmimet e importeve…”

Ekspertja e ekonomisë Teuta Kortoçi foli sot në Report Tv, lidhur me të ardhurat që i nevojiten një qytetari...

Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti  parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu që në orët...

Shpresa përballë realitetit më ndihmon të rris fëmijët në krizën klimatike

Nga Emma Pattee* Kur kam lindur fëmijën tim të parë në vitin 2019, më dukej se çdo gjë që mund të shkonte keq shkoi keq....

BE: Mezi presim formimin e qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se mezi pret formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, të...

13 Shkurt 1983/ Zjarri në kinema, “kurthi” që u mori jetën 64 spektatorëve pa faj

Nga Leonard Veizi   Në një panik të tmerrshëm nga zjarri që afrohej me shpejtësi të skëterrshme dhe mungesa e frymëmarrjes nga tymi që prodhohej me...

Lajme të tjera

Web TV