Shkencëtarët kanë konstatuar që niveli i ulët i melatoninës në mënyrë të konsiderueshme mund të rrisë rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2
Në hulumtim kanë marrë pjesë 370 femra, të cilat vuajnë nga diabeti në 12 vitet e fundit, por nuk kanë vuajtur nga diabeti në fillim të hulumtimit dhe 370 femra të cilat nuk vuajnë nga diabeti.
Mostrat e urinës janë mbledhur rregullisht për t’u matur niveli i melatoninës, e cila është prodhuar gjatë natës.
Faktorët që ndikojnë në reduktimin e melatoninës janë gjumi me kualitet të keq, sasia e pamjaftueshme e gjumit, ilaçet e caktuara dhe ndërrimet e natës.
Edhe pse nuk ka dëshmi të sigurt, rezultatet e hulumtimi kanë treguar që ekziston lidhje në mes nivelit të ulët të melatoninës dhe krijimit të diabetit 2.
Shkencëtarët, hulumtimi i të cilëve është publikuar në “Journal of the American Medical Association”, theksojnë që planifikojnë të vazhdojnë hulumtimin që të vërtetohen me siguri rezultatet e këtij hulumtimi.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar që mungesa e gjumit dhe gjumi me kualitet të keq rrisin rrezikun nga krijimi i diabetit të tipit 2, sepse personi është më i prirë për ushqim të pashëndetshëm kur është pa gjumë.
Prodhimin e melatoninës e pengojnë shumë gjëra, duke përfshirë dritën, konsumimi i alkoolit dhe ushqimet e pashëndetshme në periudhën prej disa orësh para shkuarjes në shtrat.
Për shkak se është e nevojshme të vazhdohet hulumtimi, është shumë herët që t’u rekomandohet njerëzve të fillojnë të marrin suplementet e melatoninës, sepse shkencëtarët ende nuk janë në dijeni për metodat më efikase natyrale të rritjes së prodhimit të melatoninës. S.B