Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj nuk heq dorë nga propozimi i tij për të shkurtuar pensionet si një mënyrë për mbrojtur ekonominë nga koronavirusi.
Beqaj ka reaguar nga foltorja e Kuvendit pas reagimeve të shumta të opinionit publik por edhe kritikave që mori nga vetë kryeministri Rama.
Ai tha se “jam shprehur që të shkurtohen pensionet. Çfarë ka kriminale këtu?”iu drejtua Beqaj deputetëve të opozitës, ndërsa shtoi se “kam thënë që të gjithë punonjësit që janë një ballë të luftës të mos preken. E kam thënë merre lexoje, mos lexoni plagjiatura që lëvizin lart e poshtë”.