Besa Shahini mos na vrit! –Nga Artan Fuga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i komunikuar i ministres të arsimit për kthimin me forcë të studentëve dhe pedagogëve në auditore, shprehur në facebook, është butoni i një bombe baktereologjike që rrezikon kombin shqiptar!

Sot ministria e arsimit, qytetarja Besa Shahini, ka shpallur kthimin me forcë të mijra studentëve dhe pedagogëve në auditore pa asnjë kusht minimal sigurie sanitare kundër virusit në fillim të qershorit.

Ne edhe studentët jemi të etur për mësim. Kjo është detyra jonë.

Por, kur mbyll teatrot, kinematë, estradat, kur ke të mbyllur stadiumet, kafenetë, pa pritur, shpall hapjen e auditoreve ku ngucur qendrojnë qindra shpirtra – kjo është krejt e papërgjegjshme!

Kjo rrezikon elitëne e rinisë të Shqipërisë, studentët, rrezikon mijra familje, rrezikon mijra pedagogë dhe punonjës, rrezikon shpërndarjen e të gjithë virusit në të gjithë territorin e kombit.

Nuk e bën Italia, Greqia, Franca, Anglia, etj., e bën Besa Shahini! Mos duan të bëjnë një eksperiment me rininë shqiptare, mos duan t’a bëjnë me inteligjencën shqiptare të rrezikuar me zhdukje masive!

Shpresa është se epidemia të bkerë, por kjo duhet parë! Nuk mund të bëhet me masa çapraze, pra pa u shpall hapja e vendeve publike me dendësi njerëzish, të hapen universitetet!!!

Cfarë masash distancimi social të marrin universitetet! Nuk janë vetëm auditoret, po korridoret, po wec, po mjediset e përbashkëta ku qindra studentë dhe pedagogë e nëpunës do të kryqëzohen!

Ta bëjmë mësimin me maska! Studentët të përgjigjen me maska!

Si do të dezifektohen mijra fletë provimesh që do të kalojnë dorë më dorë, do të hyjnë shtëpi më shtëpi, pa asnjë kontroll dhe masë mbrojtjeje për pedagogët dhe familjet e tyre!

Si do të mbrohen studentët nga kjo gjëmë që nëse epidemia nuk zhduket mund t’u vijë atyre dhe familmjeve të tyre! A nuk do ta çojnë virusin në zonat e gjelbërta, në zonat e verdha, madje edhe në zonat bojë kafe!

Ky komunikim që i ngjan një butoni të shpërthimit të një arme bakteriologjike që do ta shkundi kombin dhe vendin mund të jetë vrastar nëse merret kështu si një komunikim i thatë cinik!

Lexo edhe :  Si festohet Krishtlindja në vendet e botës? Ekspertët tregojnë ushqimet tradicionale

Pedagogët shkojnë në detyrën e tyre, por nuk mund ta çosh ushtrinë në luftë pa armë si mish për top!

Rinia shqiptare dhe inteligjenca shqiptare nuk janë mish për top i Besa Shahinit!

Ne po bëjmë gjithçka që studentët të marrin dije online. Por ministria e arsimit që e ka sabotuar në vite platformat dixhitale dhe teknologjitë e telekomunikimit për arsim, nuk u beson urdhërave që jep vetë.

Sigurisht sepse ende nuk ka ardhur në kohën e Internetit.

Nuk di se provimet në shkolla të mëdha perëndimore kryhen edhe me teknologjitë e komunikimit. Ende është peng i mendësive retrograde që komunikimit në distancë nuk i beson sepse e do fizikisht trupin në kazermë.

A ndërmorri ndonjë konsultim për mundësitë e përdorimit të teknologjive të reja për mësimin dhe kontrollin e njohurive? Ku e ka? Kë pyeti?

Tjetër të hapen gradualisht agjenci prodhimi dhe tregtie të domosdoshme, të hapen atje ku është e mundur të krijohet distancimi fizik, por jo në salla pa asnjë kusht, thjesht për të fituar gjoja një muaj a dy!

Anullon vendime që ka marrë vetë!

Kjo është më shumë se një tallje!

A rambursoi realisht tashmë qiratë e konvikteve për studentët? A rambursoi qeratë e banimit të dhjetra mijë studentëve që u detyrohet? A rambursoi pedagogët dhe studentët për shpenzimet që bëjnë duke punuar online për energjinë elektrike, kartat telefonike, lidhjet Internet?

Në vend të kësaj krijon rrezikun e çfarosjes në masë të rinisë studentore dhe të inteligjencës shqiptare, thjesht duke urdhëruar dezinfektimin!

Unë u bëj thirrje studentëve, pedagogëve, nëpunësve, prindërve, ta kundërshtojnë këtë vendim bombë baktereologjike me sahat që kështu pa argument, pa masa, duke e hedhur përgjegjësinë te të tjerët mund të na shkaktojë dëme si komb që mund të barazohen pastaj vetëm me politika genocidiste.

E në këtë rast, fajin dhe përgjegjësinë nuk do ta lante dot jo më qytetarja Besa Shahiini dhe qytetari Edi Rama, por do të mbetej si një krim që memorja e shqiptarëve nuk do ta harronte kurrë!

Kthejuni arsyes dhe na lini të punojmë për rininë, kulturën, dijen shqiptare!

Besa Shahini mos na vrit!

Të fundit

VIDEO/ Publikohen momentet e rrëzimit të avionit me 67 persona në bord

Një avion pasagjerësh është rrëzuar në Kazakistan, me 67 persona në bord, njoftojnë autoritetet lokale. Në rrjetet sociale janë...

Ukraina, Krishtlindje nën bomba, Rusia nuk ndal sulmet as ditët e shenjta

Rusia nuk ka ndaluar bombardimet ndaj Ukrainës as në mbrëmjen e festimit të Krishtlindjes, kësaj feste të rëndësishme për besimtarët e krishterë. Mediat ukrainase konfirmojnë...

Festat e fundvitit/ Shpërblim për 8 mijë policë! Vendimi brenda javës

Rreth 8 mije efektivë policie të rolit bazë pritet të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Brenda javës në mbledhjen e Këshillit të Ministrave pritet...

Rama ndan lajmin e bukur/ Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël

Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm. Kryeministri Edi...

Zvicra në Zi/ Skiatorja Sophie Hediger, vritet nga një ortek pas ditëlindjes së saj

Zvicra është në zi për humbjen e skiatores Sophie Hediger, e cila vdiq tragjikisht të hënën në moshën vetëm 26-vjeçare, pas një orteku në...

Lajme të tjera

Web TV