28 nëntori/ Veliaj thirrje shqiptarëve: Eja festojmë në zemër të qytetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë do të rikthejë në Tiranë paradën kuqezi. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar se parada do të mbahet më 28 nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.

Ai i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të mblidhen për të festuar në zemër të Tiranës, “me kostumet e këngët nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme”.

“28 Nëntor – Parada e shqiptarëve, parada kuqezi

E ku ka më mirë se sa kur të gjithë shqiptarët mblidhen bashkë në Tiranë më 28 Nëntor, për të kremtuar 112 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, në një paradë me ngjyra Kuq e Zi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me kostumet e kënget nga çdo trevë shqiptare, në një bashkim vëllazëror festimesh të paharrueshme.

Eja festojmë në zemër të Tiranës”, shkruan Veliaj./e.t

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV