Votimi i Qeverisë së re në Kosovë, ja data e propozuar nga LDK

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dorëzuar kërkesën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re më 2 maj.

Kështu bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“I kemi votat dhe kërkesa është bërë me 61 nënshkrime të deputetëve”, ka thënë Gashi, raporton REL.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme vjen menjëherë pasi presidenti i Kosovës, Hashi Thaçi dekretori kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, për postin e kryeministrit të ardhshëm të Kosovës.

Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, në kuvend, më 25 mars.

“Në ditët në vijim, një tjetër qeveri e re mund të votohet në Kuvendin e Kosovës, sërish në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me rendin demokratik të Republikës sonë, duke marrë parasysh legjitimitetin e qartë nga deputetët e kuvendit dhe zotimi që u dëshmua sot i shumicës së re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit”, theksoi Thaçi.

Të fundit

Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Adriana Kalaja vijon replikat e forta me demokratët. Këtë radhë ajo shkruan se PD mbështeti dhe kandidoi njerëz që i...

Vendi më i izoluar në botë – Koreja e Veriut hap resortin e parë turistik

Koreja e Veriut po hap një resort që udhëheqësi i saj Kim Jong Un shpreson se do të nxisë turizmin në regjimin sekret komunist. Ëonsan...

Von der Leyen i bën thirrje Hungarisë ta lejojë mbajtjen e Paradës së Krenarisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje autoriteteve hungareze për ta lejuar mbajtjen e Paradës së Krenarisë në Budapest,...

1-vjetori i vdekjes së Kadaresë, Gjekmarkaj në Kuvend: Meriton nderime!

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ia kushtoi fjalën e tij sot në Kuvend në kujtim të Ismail Kadaresë, teksa për pak ditë (1 korrik) bëhet...

Petro Koçi sherr me Berishën/ Turp të kesh! Burgose Fatos Nanon

Petro Koçi i përgjigjet Berishës: Je i fundit që mund të flasësh për zgjedhje të lira, turp të kesh! Ke masakruar krerët e PS-së...

Lajme të tjera

Web TV