“Spektakël politik”/ Tragjikomedi në komisionin hetimor të shëndetësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Spektakël politik”

Tragjikomedi në komisionin hetimor të shëndetësisë

Ish-ministri Ilir Beqaj u paraqit dje në Kuvend me pranga në duar për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion, por socialistët kërkuan shtyrjen e dëshmisë, duke shkaktuar përplasje të forta me opozitën. Beqja kërkoi kohë dhe “kushte” për të demonstruar arritjet sipas tij në koncesionin e mjeteve kirurgjikale, por nuk u pranua nga opozita, duke shkaktuar ndërprerje të gjata në përlasje, akuza dhe ofendime.

Me pranga në duar, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja u paraqit dje në Kuvend për të dhënë dëshminë para Komisionit Hetimor Parlamentar të ngritur për hetimin e konçesionit të mjeteve kirurgjikale në spitale. Fillimisht Beqja kërkoi që t’i jepej një kohë relativisht e gjatë dhe një monitor në dispozicion për të paraqitur me “grafikë dhe pamje” atë që ai e cilëson arritje në sistemin e shëndetësisë. Vetë Beqja është nën akuzë zyrtare për këtë konçesion, ndonëse në paraburgim ndodhet për një tjetër aferë. Gjithsesi që në nisje të mbledhjes ka pasur përplasje mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës, ku veçohet përballja tashmë e përhershme Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca. Këtij të fundit disa herë I është kujtuar se “është nën akuzë” nga SPAK për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Gjithsesi pika ku ka ndarje të theksuar mes palëve është kërkesa e opozitës e cila këmbëngul për thirrjen e Edi Ramës dhe dëshmitarëve të tjerë të flasin rreth aferave në Shëndetësi, ndërsa mazhoranca ka akuzuar minorancën se është kthyer në një pengesë për procesin hetimor. Dje në Komisionin Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe check-up-it u përfshi nga debate të forta mes kryetares Albana Vokshi dhe deputetit socialist Plarent Ndreca, lidhur me dhënien e dëshmisë nga ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, por edhe të dëshmive të tjera nga kryetari i Qeverisë Edi Rama dhe përfitueses nga koncesnionet Vilma Nushi. Beqaj, i cili ndodhet në paraburgim, u paraqit dje në ambientet e Kuvendit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion në sektorin e shëndetësisë. Ndreca, përfaqësues i Partisë Socialiste, argumentoi se komisioni duhej të shprehej mbi një kërkesë procedurale të paraqitur nga mazhoranca, para se të merrej dëshmia e Beqajt. Ai theksoi se pa shqyrtuar këtë kërkesë, dëshmia nuk mund të vijonte. Nga ana tjetër, Albana Vokshi akuzoi socialistët për sabotim të procesit dhe pengim të dëshmisë së ish-ministrit. Sipas saj, PS kishte përgatitur një skenar të parapërgatitur për të bllokuar zbardhjen e korrupsionit. Vokshi insistoi se kishte “1000 pyetje” për Beqajn dhe kërkoi që procesi të vijonte pa pengesa nga socialistët. Ajo theksoi se qëllimi i mazhorancës ishte fshehja e të dhënave mbi korrupsionin në shërbimet publike të shëndetësisë. Gjatë debatit, Ndreca theksoi: “Ne vijojmë të kemi të njëjtin qëndrim, ka një kërkesë të depozituar dhe duhet të shprehemi mbi të. Është indiferente për ne prezenca e dëshmitarit në këtë fazë”. Ndërsa Vokshi u kundërpërgjigj: “E sollët atë të shkretin nga burgu me pranga në duar vetëm për të bërë shou. Ju doni të fshihni korrupsionin dhe të pengoni dëshmitë e rëndësishme”. Deputeti demokrat Edmond Spaho gjithashtu akuzoi mazhorancën për përpjekje për të sabotuar punën e komisionit, duke folur për parregullsi të mëdha në kontratat e check-up-it, të cilat, sipas tij, kishin sjellë përfitime të paligjshme për disa kompani. “Check-up-i ka marrë 8 milionë euro për analiza të pakryera. Pse nuk doni të dëgjojmë Vilma Nushin dhe Edi Ramën? Ju e keni zgjatur kontratën e check-up-it me një vit e gjysmë dhe tani kërkoni ta rinovoni për 10 vite të tjera”, tha Spaho. Ndërkohë, Ilir Beqaj kërkoi që dëshmia e tij të shoqërohej me ilustrime vizuale, por kjo kërkesë u kundërshtua nga kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila argumentoi se komisioni nuk kishte infrastrukturën e nevojshme për këtë. Debatet u tensionuan kur Beqaj u përball me akuza direkte nga Vokshi. “Nuk po e lini të hapë kutinë e zezë, lëreni Beqajn të flasë”, deklaroi Vokshi, duke i kërkuar socialistëve të mos bllokonin dëshminë e tij. Ajo shtoi se kishte dyshime se mazhoranca po përpiqej të mbulonte pagesat për analiza dhe shërbime të pakryera, duke lënë qytetarët pa shërbimet e nevojshme shëndetësore. Debati vazhdoi për disa orë, pa arritur në një vendim përfundimtar, ndërsa Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u shty për një seancë të ardhshme, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë të rëndësishëm në lidhje me akuzat për korrupsion në sektorin e shëndetësisë.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV