Studimi në Kinë: Të gjithë të sëmurët prodhojnë anti-trupa

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kush shërohet nga koronavirusi mund të zhvillojë anti-trupa mbrojtës ndaj tij. Konfirmimi vjen pas një studimi të realizuar në Universitetin Mjekësor Chongqing në Kinë, publikuar në revistën “Nature”.

Sipas studimit, 100% e pacientëve të analizuar, në një kampion prej 285 personash, shfaq prani të anti-trupa, që do të thotë prani e atyre produkteve që shfaqen gjatë infeksionit dhe krijojnë mbrojtje në terma afat-gjatë. Kjo do të thotë se testet sereologjike mund të përdoren për të diagnostifikuar pacientët e dyshuar, që më herët kanë rezultuar negativë ndaj tamponit si dhe për të identifikuar pacientët asimptomatikë.

Deri më tani nuk ishte e qartë në qoftë se përgjigjia e anti-trupa ndaj virusit SarsCov2 mund të zgjaste në kohë dhe nëse testi sereologjik mund të ishte sërish i dobishëm.

Në këtë kërkim, të drejtuar nga Ai Long Huang, është vërejtur se të 258-të pacientët e studiuar kishin zhvilluar anti-trupa specifike ndaj virusit pas thuajse 17-19 ditë nga shfaqja e simptomave ndërkohë që anti-trupa janë shfaqur 20-22 ditë vonë. Përgjatë 3 javëve të para nga shfaqja e simptomave, u shënua një rritje e anti- trupa.

Studimi vërtetoi ndër të tjera se testi sereologjik mund të përdoret si metoda e vëzhgimit në një grup prej 164 personash, kontakte të ngushta me pacientët e rezultuar pozitiv ndaj Covid-19. Testi sereologjik ndaj tyre u realizua 30 ditë pas ekspozimit ndaj virusit.

Gjithsesi studimi nuk arrin ende të provojë në qoftë se testi sereologjik mund të zbulojë aktivitetin e anti-trupa në neutralizimin e virusit si dhe kampioni i pacientëve në gjendje kritike për jetën, përdorur për studimin ka qënë shumë i vogël.

Tamponi është shumë i rëndësishëm për të konfirmuar infeksionin por një test i anti-trupa mund të jetë i rëndëishëm për diagnozën e rasteve që nga tamponi rezultojnë negativë si dhe për të mbikqyrur personat që kanë patur kontakt të vazhdueshëm me të sëmurët asimptomatikë./Burimi: Ansa Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Biznesmeni Elman Abule paraqitet në SPAK

Biznesmeni Elman Abule ka mbërritur paraditen e së enjtes në SPAK. Mësohet se Abule po pyetet në lidhje me çështjen...

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit/ Rama mbledh drejtuesit politik të PS-së në qarqe

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me drejtues politikë të Partisë Socialiste në qarqe. Mësohet se mbledhja ka karakter organizativ dhe zhvillohet në...

U thirr në SPAK, Argita Malltezi: Tentativë që duart të lajnë fytyrat që s’mund të lahen!

Argita Malltezi u paraqit sot në SPAK ndërsa në një deklaratë për mediat, ajo dha detaje nga ajo çfarë ndodhi brenda godinës së Prokurorisë...

Barcelona mposht pastër Athletic Bilbaon dhe është finalistja e parë e Superkupës

Barcelona është skuadra e parë që ka arritur finalen e Superkupës së Spanjës, kjo pasi triumfoi 0-2 përballë Athletic Bilbaos në Riad. Ndeshja ishte mjaft...

Lajme të tjera

Web TV