Berisha “afrohet” me SHBA-në: Kemi komunikim të vazhdueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për shtyp tha se mes PD dhe SHBA ka kontakte të vazhdueshme që pas largimit të ambasadores së fundit. Ai ka bërë përgjegjëse Yuri Kim, ish-ambasadoren e Amerikës se ka qenë përgjegjëse për ta shpallur “non grata”. 

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpresa tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës se mund ta heq “non grata”. Me fitoren e Trump, Berisha është shprehur pro politiakve të tij, duke pasur besim tek reformat por edhe për ti hapur rrugën drejt SHBA. Berisha tha se pas largimit të Yuri Kim, marrëdhëniet mes Partisë Demokratike dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të mira. Ish ambasadoren e SHBA së bashku me George Soros u akuzoi për bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama dhe i bëri përgjegjës për “non grata”.

“Mund t’u pohoj se me çdo ambasadë të vendeve perëndimore, kontaktet, takimet, bisedimet e PD-së kanë qenë të pandërprera dhe të vazhdueshme. Në nivel ambasador, në nivel zëvendësi, sipas rastit. Kështu që kjo parti është e hapur. Është parti e hapur për përfaqësuesit e të gjitha vendeve demokratike.

Konkretisht me ambasadën amerikane, pas largimit të Yuri Kim nga Shqipëria, që do hyjë në analet e diplomacisë si ambasadorja më e korruptuar që ka shkelur në tokën shqiptare pas Romana Vlahutin, kontaktet tona kanë qenë do të thosha periodike, normale. Kjo është e vërteta. Këto takime, nuk kemi bërë ndonjë si të thuash, ndonjë njoftim për to, kanë qenë rutinë dhe kaq”, tha Berisha në një konferecë për mediat.

Marrëdhënia midis Sali Berishës dhe Yuri Kim ka qenë e tensionuar, veçanërisht pas shpalljes së Berishës “non grata” nga Departamenti i Shtetit në maj 2021 për korrupsion të dyshuar dhe minimin e demokracisë.

Lexo edhe :  Manastirliu fton të rinjtë: Vota për PS, votë bashkimi për shqiptarët

Yuri Kim ka qenë një përfaqësuese e fuqishme e politikës amerikane në këtë çështje, duke mbështetur vendimin dhe duke kërkuar distancimin e Partisë Demokratike nga Berisha. Berisha e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim, duke e cilësuar atë të pabazuar dhe të motivuar politikisht.

Ai ka akuzuar Yuri Kim për ndërhyrje në politikën e brendshme të Shqipërisë dhe për qëndrime që, sipas tij, favorizojnë qeverinë e Edi Ramës. Ambasadorja Kim ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj për institucionet e reja të drejtësisë në Shqipëri dhe luftën kundër korrupsionit, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin. Berisha ka kritikuar këtë proces, duke e quajtur atë selektiv dhe të ndikuar politikisht.

Të fundit

Hasani vizitë pune në Kiev: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për Ukrainën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, po zhvillon sot (17 Janar) një vizitë pune në Kiev...

Piku i virozave/ Fluks vizitash në pediatrinë e Durrësit. Ja çfarë këshillojnë mjekët

Mbi 300 persona paraqiten çdo ditë në urgjencën e Spitalit të Durrësit për shkak të virozave të stinës. Sipas mjekëve, situata përballohet me vështirësi, ndërsa...

Amnistia për krime jo të dhunshme, Biden fal 2500 të dënuar për drogë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka falur gati 2500 persona të dënuar për vepra jo të dhunshme të lidhura me drogën, tre ditë para...

J.Lo në një romancë të re me aktorin e famshëm? Ja dyshimi që ndezi thashethemet

Jennifer Lopez dhe Kevin Costner kanë kaluar kohë së bashku pas pushimeve të ndara në Aspen. Sipas burimeve të cituara nga MSN, Lopez dhe Costner...

“ALO! SHESIM DYSHEKË!”/ Telefonatat e padëshirueshme të “call-centera”-ve do të ndalohen

Qeveria ka vendosur të ndalojë telefonatat e padëshirueshme përmes të cilave subjektet kërkojnë të shesin produkte. Përcaktimet ligjore janë publikuar në konsultim publik ku kufizime...

Lajme të tjera

Web TV