Çfarë ndodhi? Jep dorëheqje ministrja e Transportit, ja arsyeja e pazakontë (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja britanike e Transportit, Louise Haigh dha dorëheqjen të premten për shkak të një dënimi të dhjetë viteve më parë për mashtrim, pasi pati pretenduar se i kishin vjedhur celularin.

Në një letër drejtuar Kryeministrit Keir Starmer, zonja Haigh tha se: “Mbetem plotësisht e përkushtuar ndaj projektit tonë politik, por tani besoj se do t’i shërbehet më mirë me mbështetjen time nga jashtë qeverisë”.

“Unë e vlerësoj se sido që të jenë faktet e çështjes, kjo çështje në mënyrë të pashmangshme do të jetë një shpërqendrim nga kryerja e punës së kësaj qeverie dhe politikave të cilave i jemi përkushtuar bashkërisht”, ka shkruar ajo.

Dorëheqja erdhi disa orë pasi kanali televiziv Sky News dhe gazeta The Times e Londrës raportuan se zonja Haigh ishte akuzuar për mashtrim pasi raportoi se i ishte vjedhur një celular pune, kur u grabit në vitin 2013. Ajo më vonë tha se e kishte renditur celularin gabimisht ndër sendet e vjedhura.

Pasi gjeti telefonin dhe e ndezi sërish, ajo u thërrit për t’u marrë në pyetje nga policia. Zonja Haigh pranoi fajësinë për mashtrim nëpërmjet keqinterpretimit dhe iu dha lirimi me kusht.

Në një deklaratë përpara dorëheqjes së saj, zonja Haigh tha se “sipas këshillës së avokatit tim deklarova fajësinë – pavarësisht faktit se ky ishte një gabim i vërtetë nga i cili nuk përfitova. Gjykatësit i pranuan të gjitha këto argumente dhe më dhanë masën më të ulët penalizuese”.

Zonja Haigh, 37 vjeçe, ka përfaqësuar në parlament një distrikt në Sheffield, Anglinë veriore, që nga viti 2015 dhe u emërua në postin kyç të transporteve pasi Partia Laburiste e qendrës së majtë të Kryeministrit Starmer fitoi zgjedhjet në korrik.

Lexo edhe :  “Nostrodamusi i Ballkanit”, ja parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2025-ën

Kryeministri Starmer emëroi 49-vjeçaren Heidi Alexander, si zëvendësuese të zonjës Haigh. Zonja Alexander u rikthye në parlament në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut, pas një periudhe mungese 6-vjeçare, një pjesë të së cilës ajo e kaloi në bashkinë e Londrës, me një pozicion të spikatur si drejtuese për sistemin e transportit të kryeqytetit./VOA/    S,M

Të fundit

Destinacionet e festave/ Zgjerohet harta e vendeve ku shqiptarët shkojnë për të festuar

Viti i ri nuk festohet vetëm në shtëpi me darkën tradicionale familjare por ka edhe nga ata shqiptar që...

Këlliçi deklaron: Nuk bashkëjetoj me partneren, Ana Shkreli nuk është më…

Belind Këlliçi para mediave mohoi bashkëjetesën me parnteren Ana Shkreli. Pas daljes nga SPAK ku u thirr nga prokurori Elvin Goga, Këlliçi ishte pyetur...

Avokati paralajmëron arrestime në rradhët e politikanëve: Do vihen përballë drejtësisë

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar mbi politikën shqiptare përballë institucionit të SPAK. Ai shpreh bindjen se kur flitet për korrupsion, flitet për politikanët e...

Linda Rama rrëfen njohjen me kryeministrin

Linda Rama rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në...

Fluks hyrjesh në Portin e Durrësit, mbi 20 mijë pasagjerë në 5 ditë

Porti i Durrësit, një nga pikat kryesore hyrëse jotokësore në vend, po përballet me një fluks të lartë udhëtarësh në fund të vitit. Autoriteti portual...

Lajme të tjera

Web TV