Së shpejti, emisioni “HARD TALK nga ROLAND QAFOKU” në grupin mediatik “FJALA”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari dhe drejtori i Përgjithshëm i grupit mediatik “Fjala”, Roland Qafoku, rikthehet me një emision qendror politik. I quajtur “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU”, ai do të jetë çdo javë pjesë e platformës on line në këtë grup mediatik si dhe në platformat e rrjeteve sociale facebook dhe youtube.

Gazetari Roland Qafoku do të vijë sërish  me një emision ku në qendër të tij do jetë debati politik dhe intervistat me të ftuar figurat më të rëndësishme të politikës në Shqipëri, Kosovë dhe ato ndërkombëtare, por do të trajtojë edhe tema të tjera si kronikë e zezë, histori, ekonomi dhe çështje me ndjeshmëri të madhe publike.

Në 23 vite të karrierës së tij si gazetar, Roland Qafoku ka drejtuar emisionin e vet prej 11 vjetësh. Roland Qafoku ka realizuar mbi 2 mijë intervista në karrierën e tij si gazetar, ku një pjesë e tyre kanë pasur ndikim të rëndësishëm mediatik.

Ai ka intervistuar të gjithë kryeministrat pas vitit 1990 që nga Fatos Nano te Edi Rama, të gjithë presidentët që nga Ramiz Alia te Ilir Meta si dhe pjesën më të madhe të ministrave, deputetëve dhe politikanëve të rëndësishëm në vend.

Roland Qafoku ka intervistuar ekskluzivisht në kohë të ndryshme disa nga figurat më të rëndësishme të letërsisë dhe artit si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Ermonela Jaho, Elez Biberaj, Bashkim Shehu, Agim Krajka, Sherif Merdani etj.

Ai ka intervistuar ekskluzivisht figura të rëndësishme historike që nga Ernest Troshani, Sejfi Protopapa, Hëna Këlcyra, Ajnishah Vlora (Vajza e Eqrem bej Vlorës), Ermioni Popa (Familja Popa), Nexhmije Hoxha, Skënder Shehu, Teuta Hoxha, Sulo Gradeci, Hekuran Isaji e deri te Leka Zogu, etj.

Lexo edhe :  Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Ka intervistuar personalitete të rëndësishme të komunitetit shqiptaro-amerikan si Anthony Athanas, Ekrem Bardha, Van Christo, etj, personalitete të huaja si Anders Fogh Rasmusen, Joseph Dioguardi, Bernd Fisher, Pier Luiggi Vigna, Siri Frighard (Prokurorja norvegjeze e vrasjes së Azem Hajdarit) etj. Edhe në emisionin “HARD TALK nga Roland Qafoku”, pritet të intervistohen personalitete të rëndësishme që do të kenë ndikim te publiku.

Të fundit

Shefi i NATO-s: Brazili, Kina dhe India mund të goditen rëndë nga sanksionet

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte paralajmëroi sot se vende si Brazili, Kina dhe India mund të goditen...

“Tani jam bërë Vdekja, shkatërruesi i botëve”: Dita kur filloi Epoka Atomike

16 Korrik 1945 Në orën 05:29 të mëngjesit, më 16 korrik 1945, qielli mbi shkretëtirën Jornada del Muerto në New Mexico u ndriçua nga...

Horoskopi ditor, 16 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Sot do të jetë një ditë ngjarjesh dhe pritjesh të papritura që do t’ju bëjnë nervoz. Do të jetë mirë që të izoloheni...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Lajme të tjera

Web TV