Covid-19/ Gabimi me testet e antitrupave rrezikon jetën e njerëzve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa teste të antitrupave, të cilët kontrollojnë infeksionin e mëparshëm COVID-19, kishin nivele të larta të përgjigjes pozitive, por ishin false, sipas një raporti të lëshuar së fundmi

Një përgjigje pozitive e rreme ndaj koronavirusit do të thotë se dikujt i thuhet se është infektuar, kur në të vërtetë nuk është kështu, ashtu njerëzit mund të mendojnë se janë imun ndaj virusit, ndërkohë që janë ende të prekshëm.

Nga 12 testet e antitrupave që u studiuan nga Projekti i Testimit COVID-19, një nga testet dha përgjigje negative të rreme më shumë se 15% të kohës, ose rreth një nga shtatë mostrat. Tre teste të tjera dhanë përgjigje pozitive të rreme më shumë se 10% të kohës.

“Kjo është e tmerrshme. Është vërtet e tmerrshme,”- tha Dr. Caryn Bern, një nga autoret e studimit që pa 12 testet.

Ajo tha se është joreale të mendosh që të gjitha testet do të jenë 100% të sakta gjatë gjithë kohës, por normat e tyre false pozitive duhet të jenë 5% ose më të ulëta, ose në mënyrë ideale 2% ose më të ulëta.

“Ne nuk jemi në atë pikë kur ndonjë prej këtyre testeve mund të përdoret me besueshmëri,”- shtoi bashkëautori i studimit, Dr. Alexander Marson shkruan Telegrafi.

“Ekziston një rrezik i madh që të mbështetemi totalisht në to, por shpresojmë që së shpejti të arrijmë në një pikë ku të mund të mbështetemi në këto teste.

Megjithatë, problemi më i madh është boshllëku i njohurive në lidhje me mënyrën se si funksionon imuniteti, por edhe në lidhje me testet e antitrupave. /CNN

Të fundit

Pas divorcit me Xhensila Myrtezajn, Bes Kallaku nis lidhjen e re!

Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e...

Pas shembjeve masive, pastrohet Thethi dhe mbillet me bar (FOTOT)

Pasi IKMT shembi të gjitha ndërtimet pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, qofshin këto objekte banimi apo shërbimi, tashmë ka nisur rehabilitimi...

Tragjedia e Val di Stava: papërgjegjshmëria njerëzore që vrau një fshat të tërë

Më 19 korrik 1985, në një mëngjes të zakonshëm veror në veri të Italisë, lugina alpine e Val di Stava, pranë qytetit Tesero në...

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg produkte të skaduara, duke u...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Lajme të tjera

Web TV