”Vërini gishtin kokës”, kryetarja e Komisionit të Medias kritikon Shahinin për hapjen e universiteteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komisionit të Medias, Fatjona Dhimitri përmes një statusi në statusi në Facebook kritikon vendimin e ministres së Arsimi, Besa Shahini për hapjen e universiteteve.

Dhimitri shprehet se me hapjen e universiteteve virusi do të hedhë valle nga një bankë tek tjetra dhe do gjejë ngushëllim tek studentët që më pas të vijojë rrugën tek shtëpitë e tyre.

Shkrimi i plotë i Fatjona Dhimitrit:

“Znj. Besa Shahini e çoroditet sistemin arsimor me paftësinë e udhëheqjes suaj!
Nuk thelloheni ndonjëherë në kufijtë e llogjikës sa herë që lexoni plagjiaturat e frymëzuesit tuaj shpirtëror?!

Si është e mundur që një kolltullofage e sëmurë në krye të Ministrisë më të rëndësishme në vend të ndërrmarë vendime në kundërshtim me atë çfarë na dikton gjendja e jashtëzakonshme dhe për më tepër të vihet në rrezik jeta e të rinjve shqiptarë?!

Na lodhët me strategjitë e udhëheqësit tuaj pa strategji.

Nuk ju mjaftoi mundimi psikologjik e financiar që përjetuan nxënësit, maturantët, studentët, prindërit, pedagogët me përshtatjen e platformës së mësimdhënies online?!

Mesaduket paskeni vendosur të luani me zjarrin, të hapni universitetet aty ku virusi të hedhë valle nga një bankë tek tjetra, të gjejë ngushëllim tek studentët dhe të vazhdojë rrugëtimin i qetë nëpër shtëpi tek prindërit apo tek më të moshuarit e familjes.

Përse ky ngut i juaji për të hapur universitetet, pikërisht tani që kurba e përhapjes luhatet, ndërkohë që në ato shtete për të cilat Kryeministri juaj propagandon qasjen në reforma, nuk është marrë një iniciativë të tillë?!

Jeni e gatshme të merrni përsipër përgjegjësitë për rrezikun që i kanoset jetës së të rinjve, që me frikë në zemër do ti binden një urdhëri tuajin arbitrar?!

Lexo edhe :  Administrata e prokurimet, OECD:Shqipëria lidere në rajon, pika më e fortë, dixhitalizimi

Zonja Ministre vendimet tuaja ndodh që t’i rakordoni me ato të Ministrisë së Shëndetsisë, pasi kjo e fundit ndalon grumbullimin masiv të personave në mjedise të mbyllura?! Keni bërë muhabet së bashku kohët e fundit për të qarë hallet?

Përse nuk u treguat kaq e gatshme e të vinit dorën në zemër kur studentët u ngritën në protesta për mbrojtjen e të drejtave të tyre studentore, të drejta që sot janë vetëm të formalizuara në Paktin për Universitetin por lënë për të dëshiruar në aplikimin e tyre në praktikë?!

Znj. Besa Shahini keni demostruar disa herë që jeni aksidentalisht dhe fatkeqësisht drejtuese e udhëheqjes së institucionit të dijes. Ministria e Arsimit vazhdon të jetë totalisht e papregatitur për një strategji të unifikuar përsa i përket mësimdhenjes online apo gjetjes së çelësit të shpëtimit të vitit akademik edhe pse vazhdimisht spekulloni me digjitalizimin e arsimit, me fondet e shpërdoruara në buxhetin e shtetit, tendera korruptiv për blerjen e tabletave etj…

Studentet dhe famijet e tyre me të drejtë duhet ti kërkojnë kësaj ministre të dështuar të bëjë një përllogaritje të thjeshtë se cilat janë humbjet ekonomike, psikologjike që do të passjellë hapja e universiteteve në kohë pandemie sipas planveprimit të Rilindjes?!

Në këto ditë të vështira që bota po kalon nën pushtimin e pandemisë globale, sa herë që dilni në video e rehatuar nga shtëpia vërini gishtin kokës për të reflektuar se cilat janë zgjidhjet optimale për nje proces te suksesshëm arsimor duke kursyer jetët e rinisë së vendit tonë.”

Të fundit

Formula 1/ Publikohen pagat e pilotëve për sezonin 2025, “Mbretëron” sërish Verstappen

Këto janë pagat e pilotëve të F1 në rrjetin e ri të 2025-ës Pagat e pilotëve të Formula 1 për...

Vjosa Osmani vizitë në Uashington, pritet të takohet me zyrtarin e lartë të DASH

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të takohet sot me një zyrtar të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) në Shtetet e Bashkuara. DASH-i...

Dy zemra në një sigurim! Dhurata origjinale për Shën Valentin

Për këtë Shën Valentin, Sigal sjell një ofertë të veçantë për dashurinë tuaj: Bli një paketë Teleshëndet për të dashurin/të dashurën dhe përfitoni një...

Jordania dhe Egjipti kundërshtojnë planin e Trump për zhvendosjen e palestinezëve

Më herët të martën, presidenti amerikan Donald Trump në një bisedë me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, para gazetarëve, sugjeroi që palestinezët të...

“Jam mësuar me lëkundjet!”/20-vjeçarja shqiptare nuk largohet nga ishulli i Santorinit

Xheni Baja është një 20-vjeçare shqiptare e cila jeton prej vitesh dhe punon si recepsioniste në një hotel në ishullin grek të Santorinit, i...

Lajme të tjera

Web TV