Si e ndryshojnë trurin tonë ëmbëlsirat dhe patatinat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka një arsye pse dëshira për ushqime të ëmbla ose me shumë yndyrë duket shpesh më e fortë se ne. ”Në planin afatgjatë, këto ushqime modifikojnë trurin, duke e shtyrë atë t’i kërkojë gjithnjë e më shpesh në karrocën e supermarketit dhe t’i preferojë ato ndaj gjërave të tjera për të ngrënë”, shkruan focus.it.

Shkencëtarët në institutin ”Max Planck” për Kërkimin e Metabolizmit, duke punuar në bashkëpunim me Universitetin e Yales, pyetën veten nëse tërheqja ndaj ushqimeve të pashëndetshme është e lindur apo është pasojë e mbipeshës.

Ata zbuluan se kjo dëshirë e parezistueshme mund të mësohet dhe se trurit tonë i duhet relativisht pak për të mësuar të preferojë ushqime shumë të yndyrshme ose me shumë sheqer.

Siç shpjegohet në studimin e publikuar në ”Cell Metabolism”, studiuesit i ofruan një grupi vullnetarësh një puding të vogël shumë të pasur me sheqer dhe yndyrë, përveç dietës së tyre normale, çdo ditë për tetë javë.

Pjesëmarrësit e tjerë morën një puding me të njëjtat kalori, por më pak yndyrë.

Më pas, aktiviteti i trurit i të gjithë subjekteve u monitorua gjatë gjithë kohëzgjatjes së eksperimentit.

Pas tetë javësh, reagimi i trurit ndaj ushqimeve të pasura me sheqer dhe yndyrë u rrit ndjeshëm në grupin që konsumonte pudingun më pak të shëndetshëm.

Në veçanti, këto ushqime aktivizuan në mënyrë më të dukshme sistemin dopaminergjik, kompleksin e rrugëve nervore në tru përgjegjës për perceptimin e shpërblimit dhe motivimit.

”Matjet tona të aktivitetit të trurit treguan se truri ndryshon lidhjet e tij gjatë konsumimit të patatinave dhe ushqimeve të ngjashme. Në mënyrë të pandërgjegjshme mëson të preferojë këto ushqime që e kënaqin. Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ne do të përfundojmë duke preferuar gjithmonë në mënyrë të pandërgjegjshme ushqime që përmbajnë shumë yndyrë dhe sheqer”, shpjegon Marc Tittgemeyer, i cili drejtoi studimin./    S,M

Të fundit

Rusia zgjeron përkufizimin e tradhtisë së lartë

Ligjvënësit rusë miratuan të martën një projekt-ligj që zgjeroi përkufizimin e tradhtisë së lartë, pjesë e përpjekjeve të autoriteteve...

Gjermania që ne njihnim është zhdukur

Së fundi mora një makinë me qira në Las Vegas, isha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar zgjedhjet. Agjenti në sportel...

Nëse i thani rrobat në shtëpi, sigurohuni që të merrni këto bimë

Ekspertët pohojnë se ajo heq në mënyrë të sigurt mykun dhe pluhurin nga shtëpia Shkencëtarët nga NASA kanë ndarë një listë të bimëve që besohet...

Media gjermane/ Artikujt për Portin e Durrësit ishin të gabuara, i tërheq mbrapsht

"BurdaForward GmbH", kompania mëmë e portalit ‘Focus online’, rrëzon si të gabuara dhe të paautorizuara dy shkrime të lidhura me Shqipërinë dhe Portin e...

Çmim i kripur/ Ja sa ka kushtuar fustani në daljen e fundit të Bora Zemanit

Përveçse është një nga moderatoret më të njohura dhe të përfolura, Bora Zemani shpesh di të rrëmbejë vëmendjen edhe me veshjet me të cilat...

Lajme të tjera

Web TV