Dybala: Nuk e kisha menduar se do më mungonte kaq shumë futbolli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paulo Dybala ka thënë se nuk e kishte menduar asnjëherë se do t’i mungonte kaq shumë futbolli dhe kur të rikthehet në fushë do të ketë një pasion edhe më të madh.

Sulmuesi argjentinas është ende duke u rikuperuar nga koronavirusi, pasi për të katërtën herë ka rezultuar pozitiv.

“Ta them të vërtetën, unë kurrë nuk kam menduar se do më mungonte kaq shumë futbolli”, ka thënë La Joya.

“E kam atë ndjenjën se duhet të rikthehem sa më shpejtë të luaj futboll, të takoj bashkëlojtarët dhe të luajmë me topin, pasi në shtëpi është më ndryshe”.

“Duhet të vë atletet e mija dhe të vrapoj e të shënoj gola. Kjo gjë më mungon shumë dhe shpresoj që të rikthehemi sa më shpejtë”, ka shtuar më tej Dybala.

Argjentinasi ishte duke kaluar nëpër një formë të lartë, e që koronavirusi i ndali hovin.

Të fundit

Dosja voluminoze me 60 mijë faqe për Veliajn, 30 të pandehur, shoqëri dhe OJF!

Strukturat e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kanë zgjeruar hetimet në lidhje me dosjen ndaj kryetarit...

Qeveria miraton prokurim më të shpejtë për ushtrinë gjermane, ja ç’do të thotë kjo

Me fondin special, qeveria gjermane i ka dhënë vetes hapësirë për manovrim. Tani, kabineti vendosi që fondet për armët mund të shpenzohen më shpejt....

Kërkohet burgim i përjetshëm për Arsen Muskurtin, vrau vëllanë dhe kunatën

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm...

Historia e çiftit në koncertin e Coldplay u zhvillua si një telenovelë

Të gjithë, në mënyrë kolektive, po përpiqemi të vendosim përmes telepatisë digjitale se çfarë e bën të pranueshme shkatërrimin e jetës së dikujt. Ky...

Shifra më e çmendur që ka shpenzuar për veshje? Kiara Tito: Këpucët që kam veshur janë…

Në një intervistë për “Pushime On Top”, Kiara Tito ka folur për veshjet, për këpucët dhe stilin që i pëlqen më së shumti. Moderatorja...

Lajme të tjera

Web TV