Çfarë duhet të bëni natën e ndërrimit të viteve, që paratë tuaja të shtohen gjatë 2025

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Festat janë koha ideale për të reflektuar. Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë?

Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin.

1.Mbajini paratë poshtë tapetit

Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli rumun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e vitit të ri.

2.Ndizni furrën dhe muzikën

Në shumicën e rasteve paratë vijnë kur fitohen me djersë. Prandaj nëse dëshironi që viti i ri të jetë i mbarë shumë njerëz në Trinidad dhe Tobago besojnë se çelësi është që të keni një shtëpi të pastër dhe të mblidhni familjarët tuaj duke gatuar gjëra të shijshme për ata. Ëndrrat do ju bëhen realitet nëse gatuani fasule të zeza për ditën e vitit të ri.

3.Hani mirë

Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e vitit të ri frutat e thata si bajamet, lajthitë, arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër.

4.Thuajini lamtumirë fatit të keq

Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se viti i ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se viti i ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni.

Lexo edhe :  Sara Gjordeni: U paragjykova, sakatova dhe u përballa me sfida shumë të mëdha këtë vit

5.Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta

Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj ata veshin rroba me pika dhe hidhen aq sa kanë mundësi në mesnatë. Për t’ju sjell akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezur gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e vitit të ri me fruta të rrumbullakëta të madhësive të ndryshme.

6.Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen

Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2025-sa do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vende të reja gjatë Vitit të Ri./    S,M

Të fundit

Orë kritike, mediat greke: Shëndeti i Anastas është përkeqësuar

Sipas informacioneve, gjendja e tij konsiderohet kritike, megjithëse nuk është parë e nevojshme shtrimi i tij në ICU (Terapi...

Aboneja për pensionistët, Veliaj: Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët

Aboneja për pensionistët, Veliaj: “Çdo muaj është falas, ashtu si për studentët; U kursejmë 192 mijë lekë në vit gjysheve dhe gjyshërve” Nga 1 janari...

Pensionet në Shqipëri/ Ndryshon mosha e daljes në pension nga janari për gratë

Gratë do dalin në pension 61 vjeçe e 8 muaj këtë vit. Mosha është rritur me dy muaj, sipas vendimit që rrjedh nga reforma...

Çfarë parashikon Plani i ri/ Shqiptarët nuk do të lejohen të përdorin makinat çdo ditë!

Ndotja e ajrit është një problem tashmë global, ku shtetet po përpiqen të marrin masa të ndryshme në ndihmë të mjedisit dhe të rritjes...

Kaloritë e shtuara gjatë festave, regjimi ushqimor i rekomanduar nga nutricionistja

Shtrimi i tryezës për festën e Vitit të Ri përbën një bum kalorish të mara brenda një nate. Kjo sasi e shumëllojshme, përfshi edhe...

Lajme të tjera

Web TV