Rama për “Corriere Della Sera”: Në 11 maj pres votën e qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti që sapo u mbyll do të shënohet në kalendarin shqiptar për hapin e madh që u shënua në çeljen zyrtare të negociatave, në muajin tetor me hapjen e grup-kapitullit të parë për integrimit, ai i “Themeloreve”. Për kryeministrin që qeverisë vendin prej 2013, ky hap ishte një lehtësim i madh, pas një rrugëtimi me shpresa e pengesa.

“Ishte një vit i shënuar nga një psherëtimë lehtësimi, pasi më në fund jemi ulur në tryezën e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pas një rrugëtimi të gjatë reformash, plot me pengesa të vështira. Ndjesia është si ajo e marinarëve që, pas një udhëtimi të gjatë, më në fund shohin tokën”.

Intervistën e parë për këtë vit Rama e ka dhënë në median italiane, Corriere Della Sera, ku Rama ka dhënë afatin e tij, se kur Shqipëria bëhet pjesë me të drejta të plota në familjen e madhe europiane.

“Shpresoj në vitin 2030″.

Përballja e 11 majit është hapi më i afërt për t’u bërë.

“Të kandidoj për një mandat të katërt dhe të kem një mbështetje që premton mirë është tashmë diçka e veçantë”

Cila është pritshmëria e tij për majin?

 “Në majin e ardhshëm, do të mirëpres me përulësi votën e qytetarëve, sepse ajo është ajo që ka rëndësi”.

Me shumë kuriozitet pritet edhe çfarë do të sjell e panjohura e këtyre zgjedhjeve, vota e diasporës.

“Në Shqipëri, mund të them se ende mbajmë nivele të mira pjesëmarrjeje, duke marrë parasysh vetëm qytetarët rezidentë në vend. Do të jetë interesante të shohim se sa do të votojnë për herë të parë nga jashtë” 

Kryeministri komentoi edhe një herë zgjedhjen e Trump për në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se nuk kishte asnjë befasi për fitoren e tij.

Lexo edhe :  "Berisha i frikësohet partive të vogla”, gazetari: Ka kuptuar që po i marrin elektoratin

“Si dikush që është kthyer në majën e botës pasi ka qenë buzë humnerës, duke prekur madje edhe vdekjen. Ai kurrë nuk ka fshehur bindjen se Zoti kishte një arsye të veçantë për ta mbajtur gjallë ndërsa kandidonte për Shtëpinë e Bardhë.”

Në tërësi, për kreun e qeverisë shqiptare bota demokratike, ka hyrë në një fazë trazirash dhe viti që sapo ka filluar duket edhe më i pasigurtë se ai që sapo përfundoi./Kb

Të fundit

A jeni në listë? 3 kombinimet më të përshtatshme të shenjave të horoskopit

Jeni kuriozë të dini se cilat shenja të horoskopit krijojnë marrëdhëniet më harmonike dhe të suksesshme? Në astrologji, disa...

Trump e nis me shkarkime, pushon nga puna mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është në procesin e shkarkimit të mijëra punonjësve të Shtëpisë së Bardhë, të cilët nuk janë në përputhje me...

Francë/ Lëshohet urdhër-arrest kundër Assad për bashkëpunim në krime lufte

Dy gjyqtarë francezë lëshuan të hënën një urdhër arresti për presidentin e rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim në krime lufte. Gjyqtarët e bëjnë ish-diktatorin...

Bullizmi politik me 21 janarin!

Nga Ylli Pata 21 Janari është realisht kufiri ndarës i opinionit politik dhe mediatik, që ka ardhur deri më sot në sjellje të aktorëve politik...

Çfarë i ndodhi? ” O nëna ime”, Egli shpërthen në lot: Kam parë vdekjen me sy, e di unë…

Egli ka shpërthyer në lot pas debatit të ashpër që pati me Gertën, e cila i tha se banorët janë treguar të sjellshëm me...

Lajme të tjera

Web TV