Ndryshon programi i verifikimit të fakteve për rrjetet sociale Facebook dhe Instagram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi të martën se po heq programin e saj për verifikimin e fakteve nga një palë e tretë dhe se do ta zëvendësojë atë me Shënimet nga Komuniteti (Community Notes), të shkruara nga përdoruesit. Ky do të jetë një model i ngjashëm me atë të platformës sociale X të miliarderit Elon Musk.

Duke e filluar nga Shtetet e Bashkuara, kompania Meta do ta mbyllë programin e saj për verifikimin e fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Kompania tha se vendosi t’i japë fund këtij programi, pasi vetë ekspertët që verifikonin faktet kishin paragjykimet e tyre dhe sepse ishte shtuar shumë sasia e materialeve që duheshin verifikuar.

Në vend të këtij programi, kompania Meta do të zhvendoset drejt modelit të Shënimeve të Komunitetit, që shfrytëzon mekanizmin e verifikimit të fakteve nëpërmjet mbledhjes së informacionit të kontribuar nga përdoruesit.

“E kemi parë këtë përqasje të funksionojë në X – ku ata fuqizojnë vetë komunitetin e tyre për të vendosur se kur postimet janë ndoshta mashtruese dhe kur kanë nevojë për më shumë kontekst”, tha drejtuesi për çështjet globale në kompaninë Meta, Joel Kaplan.

Zoti Kaplan tha se sistemi i ri do të futet gradualisht gjatë muajve në vazhdim dhe se kompania do të vazhdojë të punojë për ta përmirësuar atë gjatë vitit në vazhdim. Gjatë tranzicionit, kompania Meta do të përdorë etiketimin (labels), në vend të paralajmërimeve të vendosura mbi postime të caktuara.

Agjencia e lajmeve Associated Press merrte pjesë në programin e kompanisë Meta për verifikimin e fakteve, por i dha fund pjesëmarrjes një vit më parë.

Lexo edhe :  Indonezia vijon të refuzojë Apple, gjigandi i teknologjisë nuk mund të tregtojë Iphone 16

Kompania e mediave sociale njoftoi gjithashtu se synon të lejojë më shumë “shprehje të mendimit” duke hequr disa nga kufizimet për tematika janë bërë pjesë e diskutimit konvencional, si emigracioni dhe gjinia, në mënyrë që të fokusohej tek shkelje të rënda dhe të paligjshme, si p.sh. terrorizmi, shfrytëzimi seksual i fëmijëve dhe drogat.

Kompania Meta tha se përqasja e saj për të ndërtuar sisteme më komplekse për të menaxhuar përmbajtjen e materialeve në platformat e saj e ka “tejkaluar cakun” dhe se pati “bërë gabime të shumta” duke censuruar përmbajtje më shumë se ç’duhet.

Drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg pranoi se ndryshimet janë pjesërisht të nxitura nga zhvillimet politike, përfshirë fitoren në zgjedhjet presidenciale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump.

“Zgjedhjet e fundit të japin gjithashtu ndjesinë e një pike kthese kulturore, duke u riorientuar sërish për t’i dhënë përparësi lirisë së shprehjes”, tha zoti Zuckerberg në një mesazh me video.

Bordi gjysëm i pavarur i mbikëqyrjes së kompanisë Meta, që ishte krijuar për të shërbyer si një arbitër për vendimmarrjen për çështje të debatueshme, tha se mirëpriste ndryshimet dhe se pret me padurim të bashkëpunojë me kompaninë “për t’i kuptuar ndryshimet me më shumë detaje, për t’u siguruar që përqasja e re të jetë sa më efektive dhe në mbështetje të lirisë së shprehjes, që të jetë e mundur”./voa/    S.M

Të fundit

“Ngrin” euro, paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme

Sot, më 9 janar 2025, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 94.9 lekë dhe shitet 95.8 lekë. Euro sot...

Media kolumbiane/ Përgatituni për aventura të reja në destinacionin magjepsës, Shqipëri

Turizmi ka pësuar një ndryshim të rëndësishëm në vitet e fundit, kryesisht për shkak të ndikimit të rrjeteve sociale dhe ekspertëve të udhëtimeve –...

Rama poston pamjet/ Transformim epokal në sektorin e energjisë që nga 2013

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale pamje të ndryshimit që ka pësuar vendi në sektorin e energjisë, që nga viti...

Tregu i punës në tranzicion/ Rritet numri i personave që përfitojnë pagesë papunësie

Teksa agjencitë punësimit po sjellin rregullisht punonjës nga Azia dhe Afrika për të plotësuar nevojat e bizneseve në disa sektorë, të dhënat zyrtare tregojnë...

Zjarri i ri shpërthen në Hollywood Hills/ Kërcënohen monumentet, kaosi përfshin LA

Një zjarr ka shpërthyer në Hollywood Hills, duke bërë që shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të LA, Kristin Crowley të largohet papritur nga një...

Lajme të tjera

Web TV