Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot shëndetësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Shqiptaret janë më të shqetësuarit në Rajon, për kostot e larta të shërbimeve shëndetësore sipas anketës së fundit të “Security Metër” të zhvilluar në 6 vendet e Rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Rezultatet treguan se 24 për qind e shqiptarëve, ishin shumë të shqetësuar pasi nuk ishin në gjendje të përballonin kostot financiare për kujdes mjekësor rutine dhe mjekim.

Ky shqetësim ishte i pranishëm ne një përqindje më të ulët ndër qytetarët e Bosnjës 16%, Kosovës 9%, Maqedonia e Veriut 16%, Mali i 20% dhe Serbia 20%.

Përgjithësisht, qytetarët në Rajon kanë nivele të lartë të pasigurisë financiare për shpenzimet shëndetësore, ku me shumë se gjysma e tyre 53% janë të shqetësuar.

Nivelet e larta të shqetësimit tek qytetarët shqiptarë, lidhen me të ardhurat e ulëta dhe nga ana tjetër me nivelet e ulëta të shpenzimeve publike për rimbursimin e medikamenteve.

Të sëmurët kronikë në vend dhe ato më sëmundje të rralla, paguajnë nga xhepi terapitë pasi ato mungojnë në listat e rimbursimit.

Teksa nevojat për shërbime spitalore po rriten nga plakja e popullsisë dhe rritja e nivelit të sëmundjeve kronike në popullatë, buxheti i shëndetësie në vend që të rritet shkurtohet.

Në ndryshimet e fundit që ju bënë buxhetit të shtetit në dhjetor 2024, fondi i Ministrisë së Shëndetësisë u shkurtua me 2.3 miliardë lekë ose me 3%.

Në vitin 2024, shpenzimet për shëndetësinë sipas ndryshimeve të fundit arritën në 75,9 miliardë lekë nga 77,9 miliardë lekë në aktin e dytë normativ.

Vit pas viti buxheti për shëndetësinë po rritet me ritme më të ulëta se shpenzimet e përgjithshme buxhetore, edhe pse vendi po përballet me nevoja më të mëdha për trajtime mjekësore.

Lexo edhe :  Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, shpenzimet buxhetore me 2025 arrijnë në 822 miliardë lekë rreth 8,2 miliardë euro, ndërsa buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë është projektuar 80,7 miliardë lekë ose sa 9.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme.

Në 2024 buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë, ishte sa 10.1 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore. Në vitin 2021 shpenzimet për shëndetësinë zinin 10.7 % të shpenzimeve totale.

Në vitin 2025 shpenzimet totale nga buxheti do të rriten me 6.7 % ndërsa shpenzimet për shëndetësinë me 3.6 %.

Pavijonet në qendrat spitalore të vendit, aktualisht trajtojnë më së shumti simptomat e lehta të gripit dhe temperaturës, teksa qindra mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje autoimune dhe neoplazmat orientohen të kurohen jashtë vendit.

Çdo vit miliona euro dalin jashtë vendit për trajtuar sëmundjet e rralla, duke i kushtuar ekonomisë dhe mbi të gjitha shëndetit të popullatës

Prej 10 vitesh fondet në shëndetësi po orientohen shpesh në investime jo-eficiente, teksa rimbursimi i barnave mbetet në vendnumëro dhe investimet në pajisje mbeten të pakta.

Spitalet publike ende nuk kanë “Pet skaner” që indentifikon sëmundjet në faza fillestare, teksa edhe Qendra Universitare e Prishtinës në Kosovë e ka një tillë./ Monitor

Të fundit

Leoni dëgjonte e s’përgjigjej, druaj se këtë po bën prapë

Nga Frrok Çupi Mu bë si silueta e Leonit. S’ kishte rënë mbrëmja ende, por edhe dita kishte ikur. Deti...

Zbardhen pesë emrat kryesorë të të kërkuarve në ngjarjen e bujshme të Astirit

Anila Hoxha raporton ekskluzivisht emrat e pesë të kërkuarve. Të cilët siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert...

Regjistrimi për votën e diasporës nis këtë fundjavë, ja çfarë duhet të dini

Faqja zyrtare kqz.al do të hapë të shtunën seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit. Çdo emigrant që më 11...

Lutje për shëndetin e Kryepeshkopit/ Mbahet mesha në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome. Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë këtë të premte, kjo e njoftuar më herët edhe nga...

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit këtë fundjavë dhe në vazhdim pasi pritet që të pësojnë rënie drastike. Në një...

Lajme të tjera

Web TV