Këtë të premte, opozita do rikthehet të protestojë para Bashkisë së Tiranës.
Lajmi është dhënë nga drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, SPAK dhe agjentë të BKH-së ushtruan kontroll në shtëpinë e Veliajt, ku sekuestruan telefonin e bashkëshortes Ajola Xoxa, ushtruan kontroll në biznesin ”Harabel” të Xoxës si dhe në shtëpinë e vëllait të kryebashkiakut.
Prej kohësh opozita, proteston para bashkisë, ku kërkojnë dorëheqjen dhe arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e akuzojnë si të përfshirë në aferën ”5D”, si dhe tek inceneratori i Tiranës.
Postimi i Këlliçit:
Protesta jonë nuk do ndalet deri sa kreu i 5D dhe pronari faktik i inceneratorit Tiranë, të shkojë para ligjit për hajdutërinë e tij të pashembullt! Ndaj nesër, e premte, datë 10 janar, ora 11:00, shihemi sërish para Bashkisë Tiranë.