Dritan Rexhepi në gjykatë/Bosi i drogës para togave të zeza,i komunikohet masa dhe akuzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dritan Rexhepi, i cili u ekstradua dy ditë më parë nga Turqia, do të njihet me masën e sigurisë në GJKKO. Gazetari Ermal Vija raporton se ai do të njihet me dënimet e dhëna në mungesë.

Rexhepi, i njohur si drejtuesi i kartelit të parë shqiptar të trafikut të drogës “Kompania Bello”, nga Amerika Latine drejt Evropës, mbërriti mesditën e 8 Janarit në aeroportin e Rinasit, ku u prit nën masa të rrepta sigurie dhe më pas u transferua në qelitë e burgut të 313-tës.

Në vitin 2020, Gjykata e Posaçme për 45-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si të dyshuar për veprat penale “Rrëmbimi personi”, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje të armëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”.

Dritan Rexhepi, i njohur edhe me emrin Gramos, rezulton se se në bashkëpunim me Gentian Doçajn, ka urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës, pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i viktimës, kishte vjedhur në Angli, një sasi të madhë kokaine, që i përkiste Dritan Rexhepit. Si bashkëpunëtorë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës akuzohen dhe 6 persona të tjerë, mes tyre edhe Altin Hajri, pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku u pa për herë të fundit trupi i Jan Prengës.

Në vitin 2013, Rexhepi është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 25 vjet burgim për vrasjen e dy personave në Krujë. Sakaq, në vitin 2010 Dritan Rexhepi është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, Itali, me 16 vjet burgim për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e për trafikim të lëndëve narkotike. Dritan Rexhepi është arratisur nga vendi i vuajtjes së këtij dënimi, në Firence. Nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur 13 vjet, 8 muaj burgim.

Lexo edhe :  E reja mbyllet në banesë dhe pretendon se është dhunuar, panik në Astir

Po ashtu, Rexhepi është dënuar në 2015-ën nga Gjykata e Fierit për falsifikim. Në vitin 2014, Dritan Rexhepi rezulton i arrestua në Guayaquil, për shkak të akuzave për trafik kokainë por mundi ti shpëtonte drejtësisë. Rexhepi i shpëtoi në shtator të vitit 2020 arrestimit gjatë operacionit të koduar “Los Blancos”, por u arrit të kapej në Turqi në tetor të 2023-it, pasi kishte mundur të largohej nga Kolumbia me një pasaportë të falsifikuar.

Pas arratisjes nga burgu italian, sipas të dhënave Dritan Rexhepi u zhvendos në Ekuador, nga ku arrinte që të siguronte sasi të mëdha kokainë nga Kolumbia dhe më pas nërpmjet rrjetit të tij që kishte krijuar, arrinte që drogën ta shpërndante në Europë./K.K

Të fundit

Zbardhen pesë emrat kryesorë të të kërkuarve në ngjarjen e bujshme të Astirit

Anila Hoxha raporton ekskluzivisht emrat e pesë të kërkuarve. Të cilët siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta...

Regjistrimi për votën e diasporës nis këtë fundjavë, ja çfarë duhet të dini

Faqja zyrtare kqz.al do të hapë të shtunën seksionin e regjistrimit të emigrantëve për të votuar nga jashtë vendit. Çdo emigrant që më 11...

Lutje për shëndetin e Kryepeshkopit/ Mbahet mesha në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet në gjendje kome. Gjendje e tij shëndetësore u përkeqësua menjëherë këtë të premte, kjo e njoftuar më herët edhe nga...

I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë/ Ja çfarë ndodh me temperaturat në fundjavë

Temperaturat e vjeshtës do ja lënë vendin atyre të dimrit këtë fundjavë dhe në vazhdim pasi pritet që të pësojnë rënie drastike. Në një...

Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë problemi dyshohet

Kompania Tesla njoftoi se ka tërhequr rreth 239,000 automjete të saj për shkak të një problemi që mund të çojë në një mosfunksionim të...

Lajme të tjera

Web TV